Ja produktet kozmetike të cilat nuk ju duhen

Ja produktet kozmetike të cilat nuk ju duhenMos shpenzoni pra në produktet e mëposhtme kozmetike sepse ato thjesht nuk ju duhen:

Toniku

Tonikët janë shpikur për shkak se preparatet për pastrimin e fytyrës linin një gjurmë të rrëshqitshme në lëkurë. Preparatet moderne për pastrim kanë përparuar aq shumë, sa që tonikët thjeshtë janë bërë të panevojshëm.

Maska për shputa të këmbëve

Po ashtu është një prodhim i panevojshëm. Nëse doni që të keni shputa dhe thembra të buta e të lëmuara, bëni pedikyr dhe lyeni shputat rregullisht me kremra të yndyrshme.

Shkëlqyesi për buzë

Balsami mjafton që buzët tuaja të jenë të buta dhe sensuale. Përdoreni balsamin sa më shumë që të jetë e mundur, sasinë e tepërt të yndyrës, nëse ju pengon, mblidheni me letër apo pambuk, këshillon Emily Kate Warren, eksperte për grim dekorativ.

Kremi kundër celulitit

Nuk ekziston ai losion, krem apo ajo shkumë që ua largon celulitin. Kjo është pasojë e mënyrës së të ushqyerit, ku më së shumti ka rëndësi që të pini sasi të mjaftueshme të ujit dhe të ushtroni sa më shumë.

Kremi për qafë

Qafën duhet ta trajtoni njësoj sikur fytyrën: aplikoni krema hidratuese me faktor mbrojtës nga rrezet e diellit çdo mëngjes, kurse në mbrëmje lyeni me pomadë që përmban retinol.

Komento