Ja pse duhet të konsumoni më shumë lëng të rrepës

Ja pse duhet të konsumoni më shumë lëng të rrepësNiseni ditën me një gotë lëng të rrepës pasi ai sjell benifite të pazëvendësueshme shëndetësore.

Shkencëtarët britanik nga University of Exeter kanë vërtetuar se konsumimi i lëngut të rrepës, rrit qëndrueshmërinë dhe mundëson zgjatjen e stërvitjeve edhe për 16%.

Journal of Applied Physiology ka shkruar se nitratet e pranishme në rrepë çojnë deri te ulja e harxhimit të oksigjenit në kuadër të angazhimit fizik dhe kështu janë të lidhura me lodhjen më të paktë gjatë ushtrimeve.

Të dhënat e mbledhura nga 8 persona të moshës nga 19 deri në 38 vjet, kanë treguar se efekti pozitiv i gjysmë litri lëngu të rrepës është më i mirë se ai që mund të arrihet me stërvitje të rregullt.

Hulumtimet e mëhershme kanë treguar se lëngu nga rrepa mund të çojë edhe në uljen e tensionit.

Komento