nga SekreteBukurie më August 31, 2017 Këto janë 3 femrat që duhet të martoheni, sipas shenjës së horoskopit
nga SekreteBukurie më September 13, 2017 8 gjërat që femrat duhet të bëjnë patjetër pasi kryejnë marrëdhënie seksuale
nga SekreteBukurie më September 25, 2017 Patate dhe kos, dieta që ju ndihmon të humbni 5 kg në tre ditë
HomeShëndeti & Dieta Ja pse vonohen menstruacionetnë Shëndeti & Dieta Dhimbje të forta barku dhe shpine, stres, shtim i papritur oreksi, nervozizëm dhe luhatje të forta humori, me siguri asnjëra prej shenjave të mësipërme nuk është e panjohur për vajzat e gratë pasi lajmërojnë ardhjen e ciklit menstrual. Ky i fundit është një funksion shumë i rëndësishëm i organizmit femëror dhe mbart informacione shumë të rënëdishme për shëndetin. Vonesa e tij mund të sjellë dy reagime që i kundërvihen njëra-tjetrës: gëzim, por edhe ankth pasi gjëja e parë që ju shkon ndërmend është ndonjë shtatzëni e mundshme. Ky është një fakt që duhet çmitizuar pasi vonesa dhe parregullsia e ciklit menstrual nuk lidhet gjithmonë me shtatzëninë, por vjen si rrjedhojë e gjendjeve të mëposhthme: Stresi: Siç e thamë edhe më lart një ndër shenjat që paralajmërojnë ardhjen e ciklit është stresi, por ai mund të jetë po ashtu shkak për vonesën e tij. Ndryshimet në stilin e jetesës dhe përjetimi i ngjarjeve të vështira emocionale rrisin nivelin e kortizolit në trup, ky i fundit ndikon në sekretimin e estrogjenit dhe progresteronit. Ndryshimi i niveleve të këtyre dy hormoneve sjell vonesën e menstruacioneve. Ndryshimet drastike të peshës: Humbja e kilogramëve në mënyrë të shpejtë shoqërohet me ndryshime hormonale, të cilat ndikojnë në vonesën e ciklit ose fluksin dhe kohëzgjatjen e tij. Çrregullimet e të ushqyerit: Çrregullimet e të ushqyerit si bulimia ose anoreksia ndikojnë në vonesën e ciklit, pasi këto gjendje të rënda shëndetësore sjellin çrregullime të dy hormoneve kryesore që kontrollojnë periodat: estrogjeni dhe progresteroni. Mosha: Ekzistojnë dy periudha në jetën e femrave që karakterizohet me menstruacione jo të rregullta: 1. Puberteti dhe 2. Perimenopauza dhe menopauza. Këto dy faza karakteriozhen nga cikël menstrual i paparashikuar shoqërohet me vonesë disa ditore deri në disa mujore dhe thatësi vaginale. Gjendje të caktuara shëndetësore: Problematikat e mëposhtme shëndetësore : sindromi i vezoreve policistike, endometrioza dhe problemet me gjëndrën tiroide shkaktojnë vonesë të menstruacioneve ose ndryshime në kohëzgjatjen e tyre. PrapaPara Komento Anulo Shto Koment
në Këshilla Si ta keni higjienën të përsosur, sipas shkencës Kur është fjala për rutinën tuaj ditore higjienike – duke filluar nga pastrimi i dhëmbëve e deri te dushi i …
në Këshilla për lëkurë Maska natyrale që zhduk qimet e fytyrës Një nga problemet estetike më të mëdha për shumicën e grave janë qimet e fytyrës dhe shumë prej tyre shkojnë …
në Këshilla Ja çfarë duhet të dini para se të shkoni tek gjinekologu Kur shkojmë në një takim tek gjinekologu gjithmonë kemi disa shqetësime që kalojnë në kokën tonë. Sepse në …