Ja sa është e rrezikshme anemia gjatë shtatzanis

Anemia nuk paraqitet në çdo shtatzëni, por shpesh lajmërohet në gratë shtatzëna kështu që mund të themi që 20% e shtatzënave e kanë aneminë.

Anemia në shtatzëni ndodh për shkak se fetusit për ndërtimin e qelizave dhe hemoglobinës i nevojitet hekuri, të cilin e merr nga nëna.

Shtatzënat zakonisht bëhen anemike në tremujorin e dytë të shtatzënisë, sepse atëherë rritet nevoja e foshnjës për hekur.

Anemia e lehtë nuk e rrit rrezikun për lindje të parakohshme, sepse natyra ka krijuar shumë mënyra se si ta mbrojë foshnjën nga pasojat negative të anemisë. Nëse e zbuloni me kohë që jeni anemike dhe filloni me terapinë e përshkruar nga mjeku juaj për mungesë hekuri, atëherë nuk keni nevojë që të brengoseni.

Megjithatë, në disa raste, kur është fjala për anemi të rëndë, mund të ketë edhe komplikime:

• lindje e parakohshme,

• ndalim zhvillimi i fetusit/foshnjës,

• përkeqësim i gjendjes në humbjen e gjakut gjatë lindjes, ku vjen deri te transfuzioni i gjakut

• rrit mundësinë për infeksione gjatë lindjes.

Komento