Ja se si ta rregulloni ngjyrën e flokëve me keçap

Ja se si ta rregulloni ngjyrën e flokëve me keçapA keni lyer flokët e bardhë por keni disa nuanca të të verdhës. Keçapi mund t’jua zgjidhë problemin, e ne ju tregojmë në cilën mënyrë! Flokët kanë nuancë të çuditshme, ndërsa secila bionde që ka ngjyrosur flokët në shtëpi me nuancë të hirtë e di se për çfarë bëhet fjalë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ju rekomandojmë që aplikimin e keçapit ta bëni në banjë, e gjithashtu që në duar të vini dorëza mbrojtëse. Më së miri është që keçapin ta aplikoni në tërë flokët, përafërsisht si një maskë me të cilën dëshironi që t’i ushqeni. Lëreni që të qëndrojë në flokë për një ose dy orë.

Pas kalimit të kohës së nevojshme keçapin e shpëlani nga flokët dhe më pas flokët i lani me shamponin tuaj të zakonshëm. Pas tharjes së flokëve do të vëreni se janë neutralizuar nuancat e padëshiruara.

Komento