Ja sekreti i femrave indiane për flokë të gjatë, të dendur dhe të shëndetshëm

Ja sekreti i femrave indiane për flokë të gjatë, të dendur dhe të shëndetshëmFlokët janë gjysma e bukurisë së femrës. Ato duan kujdes dhe trajtime të duhura për të qëndruar të shëndetshme dhe të gjatë.

Indianet janë të shquara për flokët e gjatë, të dendur e plot shkëlqim, ja sekretet e tyre:

Xhel Aloe Vera: indianët e kanë përdorur Aloe Veran si bimë medicinale që mijëra vjet më parë.

Xheli i Aloe Vera përmban më shumë se 20 vitamina, përfshirë këtu vitaminën A, B1, B2, B6, B12, C, E etj. Vitaminat e gjendura në këtë bimë rrisin qarkullimin e gjakut në kokë dhe stimulojnë rritjen e flokëve e daljen e flokëve të reja, transmeton shendeti.al.

Shpëlarja e kokës me ujë të ftohtë: nxehtësia i bën flokët të duken më të ashpra dhe i dobëson ato. Lajeni kokën me ujë të vakët dhe më pas shpëlajeni atë me ujë të ftohtë.

Maska me vezë: vezët janë të mbushra me proteina të cilat stimulojnë daljen e flokëve të reja dhe forcimin e tyre. Përzieni 1 kokërr vezë me 2 lugë kos dhe mbajini në flokë për 1 orë. Maskën mund ta përdorni 1 herë në javë.

Vajrat esenciale: indianët janë të njohur për erëzat e pafundme që përdorni dhe vajrat ecenciale. Vaji i rozmarinës, vaji i livandos, vaji i qitros janë shumë efektive në trajtimin e majave të dyfishta dhe ju japin shkëlqim flokëve. Në shampon që përdorni për të larë flokët hidhni 15 pika vaj esencial.

Komento