Ja si do të dukej lëkura pa mbrojtje

Aktorja britanike, Jorgie Porter, ka vendosur që ta ndajë me botën shqetësimin e saj për të rinjtë, të cilët në tentim që të fitojnë ten të nxirë të lëkurës, harrojnë se çfarë rreziku fshihet në rrezatimin diellor.

Hulumtimet kanë treguar se të rinjtë e moshave ndërmjet 15 dhe 24 vjeç nuk i kushtojnë aspak rëndësi mbrojtjes së lëkurës, duke qenë se me çdo kusht duan të nxihen, ashtu që i ekspozohen diellit pa krem mbrojtës

Me qëllim që të ngrejë vetëdijen e njerëzve në lidhje me rrezikun nga ekspozimi ndaj rrezeve të diellit, aktorja Porter në lëkurën e saj ka treguar ndikimin e jashtëzakonshëm të diellit.

“Edhe unë si fëmijë jam djegur në diell, por kjo ka qenë dikur, ndërsa tani kur e kam kuptuar se sa e rrezikshme është, në fytyrë dhe në trup rregullisht vë krem me faktor mbrojtës. Më mirë të kem ten mesatar, sesa kancer të lëkurës, fytyrë të thatë dhe rrudha”, ka thënë Porter. /Telegrafi/

Komento