Ja si mund të keni qerpikë më të gjatë

Shpejtoni rritjen e qerpikëve me mënyra natyrale

Blogerja e bukurisë në YouTube, Huda Kattan ka hedhur një video në kanalin e vet ku tregon se si pak pambuk i bën më voluminozë qerpikët tuaj.

Ajo që ju duhet ësyhtë një rimel, pak pambuk dhe furça e vetullave.

Fillimisht ajo thotë vendosni rimelin. Më pas merrni një furçë të pastër vetullash dhe vendoseni brenda një tufe pambuku me butësi teksa furça të jetë mbuluar nga pambuku.

Sigurohuni që pambuku të jetë i lirshëm dhe të ngecet tek furça për të vazhduar më pas me hapin e radhës.

Më pas, lyeni qerpikët me këtë furçën me pambuk dhe vendosni rimel mbi të. Huda e bën disa herë këtë hap për të pasur sa më shumë volum.

Ajo sugjeron gjithashtu të vendosni dhe një shtresë të dytë pambuku teksa rimeli nuk është tharë akoma, që sytë të duken edhe më bukur.

Kaq ishte, duket që qerpikët janë më të gjatë dhe voluminozë. /TCH/

Komento