Ja si mund te organizosh nje dasem

Lista e gjate e shpenzimeve mund ta beje diten tende te dasmes te duket e frikshme dhe thuajse e paperballueshme per xhepat. Por ja qe mund t’ia dalesh te organizosh nje feste te bukur dhe te mos rrenohesh financiarisht.

Ja disa keshilla:
Te planifikosh dasmen mund te jete skajshmerisht stresuese, sepse duhen vene shume gjera ne vend dhe e gjithe kjo eshte shume e kushtueshme.

Por nje dasme nuk ka pse te jete shume e shtrenjte per te qene nje pervoje e
mrekullueshme. Ti mund te besh dasmen e endrrave edhe me nje pjese te kostos qe degjon te permendet. Ka shume menyra per ta bere dasmen me pak stresuese e me pak te rende per financat tuaja, keshtu ti dhe bashkeshorti i ardhshem do mund te keni ca para me shume per t’i shpenzuar per gjera qe do t’ju duhen per te nisur jeten ne çift.
Sigurisht qe ne fund te llogarive do ta kuptosh se me lire se gjithçka te bie te arratisesh me bashkeshortin e ardhshem…
Gjithsesi, ketu mund te gjeni disa sugjerime se si te shkurtoni shpenzimet dhe te keni nje dasme te bukur.
Te pergjithshme:
Paracakto buxhetin: Hapi i pare per t’i mbajtur shpenzimet e dasmes nen kontroll eshte te krijosh nje buxhet. Vendos sa do te shpenzosh dhe mos e kaperce, te pakten jo per detaje shtese. Ca para ketu e ca atje mund ta ngrene goxha shifren e shpenzimeve.
Shpenzime paresore: Ka disa gjera qe jane me te rendesishme se sa te tjerat per ty dhe dhendrin e ardhshem. Jepu perparesi pikerisht ketyre gjerave qe kane vlere vertet per ju dhe shkurto kostot e atyre qe nuk jane aq te rendesishme.
Thjeshtezo: Nje rruge per te kursyer para, por edhe per te zvogeluar stresin, eshte ta thjeshtezosh dasmen. Ndonjehere, pak eshte shume. Vertet ke nevoje per secilen nga pese pjatat e darkes per te gezuar diten tende te veçante?
Jepi kohe vetes: Duke i dhene kohe te mjaftueshme vetes per te bere plane, nuk do ndihesh e stresuar ne pergatitjet e minutes se fundit, qe te detyrojne te zgjedhesh sherbime dhe produkte me te shtrenjta. Duke pasur me shume kohe, ti do te kesh mundesi te besh blerje me leverdi dhe jo te zgjedhesh ate qe eshte e gatshme ne minuten e fundit. Perveç kesaj, po te kesh nje karte krediti qe grumbullon pike, do kesh kohe ta perdoresh, keshtu qe mund te perfitosh nga keto “shperblime” per blerjet e mevonshme.

Veshjet dhe aksesoret
Merr me qira fustanin: Per ato qe nuk jane te fiksuara ne idene qe ta kene fustanin edhe per brezat e ardhshem, marrja me qira eshte nje mundesi e mire (dhe ne fakt shumica e nuseve e kane kuptuar
kete).
Kerko ulje per qirane e produkteve te marra ne grup: Kerko nje butik qe ben ulje kur aty merren shume kostume me qira. Mund te arrije deri ne ate pike sa me qirate e smokingeve per shoqeruesit e dhendrit, smokingu i ketij te fundit te merret falas ne diten e dasmes.
Bliji kepucet me ulje çmimi: Po t’i shtosh fjalen “dasme” çdo gjeje, çmimi rritet ne progresion. Kepucet nuk bejne perjashtim. Perpiqu t’i blesh kepucet ne nje dyqan me ulje çmimi (kepuce qe ngjane si kepuce nusesh shpesh mbeten ne dyqan, sepse eshte e veshtire te blihen
per jeten e perditshme).
Merr hua nga mikeshat dhe te afermit: Beje me te veçante tere dasmen tende duke marre hua aksesoret nga familja dhe miqte. Te vesh stoli te çmuara te familjes apo nje vello te trasheguar do t’i jepte pamjes suaj, por edhe kujtimeve, nje note personale dhe me kuptim.
Lulet
Perdor lulet e stines: Lulet e stines jane shume me te lira se ato qe jane me ekzotike. Keshtu, do kursesh shume dhe dekoret dhe buqetat do duken po aq bukur.
Riperdorimi: Ti mund te kursesh para po te perdoresh te njejtat lule per te zbukuruar kishen ne ceremonine e dasmes (nese do ta beni nje te tille ne kishe) dhe ambientin ku do organizoni festen apo darken. Pyet nese njeriu qe do merret me lulet apo nje mik mund t’i transportoje. Do kete rrezik
mos demtohen gjate rruges, por gjithsesi do t’ju kurseje shume.
Ceremonia
Bej nje feste me te vogel: Festa e dasmes, nese behet me e vogel, ul shume nga totali i shpenzimeve, sepse do keni nevoje per me pak lule zbukurimi, per me pak ushqim dhe pije, per nje ambient me te vogel etj.
Shmang sezonin e pikut te dasmave: Sezoni i pikut te dasmave eshte maj-shtator. Nje dasme jashte ketij sezoni do t’ju kursente shume ne prenotime.
Mendo si mundesi alternativa te tjera transporti: Ne rast se nuk eshte dhe aq e rendesishme per ty qe te hipesh e veshur me fustanin e nuses ne nje limuzine apo ne pajton, mund te shfrytezosh nje forme tjeter per te kursyer. Behu krijuese. Merr me qira nje makine antike nga nje mik ose i aferm dhe dekoroje per dasme. Ketij i thone stil dhe zgjuarsi.
Shkurto listen e te ftuarve: Ki parasysh qe çdo i ftuar qe i shtohet listes rrit shpenzimet. Kjo tingellon si zhurma e dores qe shtrengohet, por ndoshta as ti vete nuk do te ftosh njerez qe nuk i njeh. Fto vetem ata me te cilet je shume e afert.
Tregohu kreative per vendin: Do ishte shume me leverdi po te largoheshe nga ato vendet tipike per dasma. Po te jete e mundur, kopshti i nje te afermi apo nje vend i hapur i gjelberuar do ishte ideal per nje ceremoni dasme. Kjo jo vetem qe do kursente ca para, por do ta kthente ne nje feste te veçante dasmen tuaj.
Dekorimet
Jo tradicionale. Nuk eshte e thene te lesh shuma te medha parash per dekorimin e tavolinave. Lulet, qe jane me te zakonshmet, kushtojne shume. Nje gote qelqi ku noton nje qiri do ishte perfekte per t’u vendosur ne qender te tavolinave. Me kete mund te merret dhe nje njeri i aferm. Produktet e tjera te zbukurimit mjafton te kombinohen mire dhe do t’i jepnin tavolines nje pamje feste, edhe pse mund te mos jene shume te shtrenjta.
Beji vete dhuratat per te ftuarit. Edhe ato mund t’i beni vete, duke sajuar lule, kartolina, copa tyli, fjongo, por qe marrin nje pamje interesante po te jene te kombinuara bukur.
Fotografite
Tregohu e kujdesshme: Ne fakt per kete nuk eshte e nevojshme te keshillosh, por gjithsesi po te kujtojme: mos merr fotografin e pare qe gjen ne numerator apo qe te propozojne. Mundesite jane, keshtu qe kerko alternativen me te mire.
Te rinjte e talentuar ose te afermit: Ne rast se nuk mund te perballosh nje fotograf profesionist, te rinjte e talentuar ne kete fushe, sidomos ata qe e kane ndjekur nje kurs ne kete profil, jane nje mundesi e mire per te marre rolin e fotografit. Per te qene te sigurt, mund t’i kerkoni t’ju tregojne disa nga fotot qe kane shkrepur me pare. Edhe nje i aferm i afte ne kete fushe mund t’ju vije ne ndihme ose te pakten per fotot gjate pergatitjeve dhe ato me miqte e familjen.
Stampoji vete fotografite: Ne rast se fotografi do t’ju jepte ne dore dhe fotografite e stampuara, atehere ju do te shpenzonit shume me teper. Me mire merrini ne CD dhe stamponi ato qe ju duhen.
Ftesat Beji vete: Ne rast se je e zonja, mund t’i pergatisesh shume lehte. Ti mund te perdoresh programet e kompjuterit tend dhe leter te blere ne kancelarite qe e tregtojne. Nuk kerkon aspak mund, te jep shansin per ta bere ftesen sipas fantazise tende dhe te kursen.
Shkruaju te ftuarve te pergjigjen online ose ne telefon: Krahas fteses, ti mund t’u dergosh nje adrese email-i ose nje numer telefoni, qe ata te konfirmojne pranine e tyre.
Muzika
Pergatite vete diskun e preferuar te kengeve: Ne vend qe te kete ne çdo hap te ceremonise nje grup muzikantesh, fare mire ti mund te lesh ne sfond muziken tende te preferuar. Ne kishe, ne koktejin e dasmes apo ne mes te interpretimeve live mund te degjohen kenget e tua te preferuara, qe kane nje kuptim te veçante per ty dhe bashkeshortin e ardhshem.
Merr nje orkester amatoresh: Ne rast se nuk mund te marresh dot nje orkester dhe kengetare profesioniste, gjej disa studente ose muzikante te rinj amatore. Ndoshta nuk do njohin kenget me te famshme te dasmave, por do i realizojne ato thuajse njelloj si te tjeret.
Behu DJ i dasmes tende: Ështe me e lehte se kurre te jesh DJ i festave. Ti mund te besh miksimet e tua ne nje CD. Ështe nje rruge e thjeshte per te qene e sigurt se gjate festes do kete vetem muzike qe te pelqen.
Ushqimi
Syno per bufe: Ndonjehere bufete mund te jene me pak te kushtueshme se sa darkat apo drekat ku njerezit ulen ne tavolina. Konsultohu me nje person qe merret me kete nese mund te jete nje alternative me e mire. Bufete jane me te thjeshta edhe per te kenaqur te ftuarit qe e shijojne ushqimin se sa te shtrosh nje darke me shume mundesi zgjedhjeje.
Kufizo barin e hapur: Ta kufizosh barin e hapur tradicional ne me pak kohe ose ne me pak mundesi zgjedhjeje i shkurton me te vertete shpenzimet.
Bej nje torte me te vogel: Tortat e dasmes jane te te gjitha formave dhe permasave, por sa me luksoze pamja e jashtme, aq me e kushtueshme eshte torta. Tortat me nje kat jane shume me te lira se ato te lartat. Ne rast se ti do nje torte me kate per te bere foto duke e prere, merr nje te vogel dhe nderkohe perdor nje tjeter ne forme te thjeshte per t’ua servirur te ftuarve. Ajo shijon njelloj, dhe pse nuk duket njelloj, keshtu qe vendos nese eshte e domosdoshme te shpenzosh aq shume.
Bli me shumice: Ushqimet dhe pijet jane me te lira kur blihen me shumice. Keshtu qe perpiqu te blesh gjerat kryesore keshtu. Vera dhe shampanja mund te sjelle nje ulje te dukshme shpenzimesh po te mos blihet ne shishe.

Komento