Ja si shpjegohet dhe nga ka lindur historia e hedhjes së buqetës së nuses

Një ndër traditat më të këndshme të dasmave është hedhja e buqetës së nuses.

Ja cili është historiku i kësaj tradite dhe kuptimi i saj. Hedhja e buqetës së nuses është një traditë e vjetër arabe. Nusja shihej si një ”objekt” fati dhe për këtë arsye arabët e menduan dhurimin e një buqete me lule të bardha portokalli.

Nusja duhet ta hidhte këtë buqetë tek pragu i shtëpisë. Më pas, kjo traditë u adoptua nga të krishterët të cilët e hedhin buqetën në fund të ceremonisë fetare. Buqeta duhet dhuruar gjithmonë nga bashkëshorti, si dhurata e fundit si beqar.

Në fund, në ditët e sotme nusja ia hedh një vajze beqare, për t’i dhënë mundësinë që të martohet së shpejti.

Komento