Ja si ta shpërndani kremin në fytyrë

Ja si ta shpërndani kremin në fytyrëNdonëse aplikimi i saktë i kremit në fytyrë mund të mos jetë pyetja juaj më e madhe sa i përket kujdesit të lëkurës, është mirë nëse keni informata rreth aplikimit të tij.

Të jemi të sinqertë, kremrat nuk janë edhe aq të lira, andaj asnjë femër nuk dëshiron që t’i shpenzojë ato kot. Për të bërë përdorimin e saktë të kremit dhe për të kursyer paratë tuaja, kushtojuni rëndësi këshillave të mëposhtme

1. Fillimisht pastrojeni fytyrën!

Pa marrë parasysh se a e vendosni kremin në mëngjes apo në mbrëmje, është shumë e rëndësishme që para se të përdorni kremin ta pastroni fytyrën. Pastrimi i fytyrës mundëson largimin e grimit të mëhershëm, duke bërë kështu që poret tuaja të jenë më të hapura dhe të frymojnë lirshëm.

2. Vendoseni kremin në lëkurë të lagët!

Nëse prisni derisa lëkura e fytyrës suaj të thahet për të vendosur kremin e fytyrës, atëherë jeni duke e keqtrajtuar veten. Andaj, në vend se të vendosni kremin e fytyrës në lëkurë të tharë, vendoseni atë kur lëkura juaj është paksa e lagur për të përfituar sa më tepër nga kremi.

3. Përdorni sasi të vogël të kremit!

Nganjëherë më pak është më mirë, dhe kjo shprehje vlen edhe për sasinë e kremit të lëkurës. Është shumë e rëndësishme që të përdorni sa më pak krem të fytyrës, pasi që nëse e bëni të kundërtën, lëkura juaj mund të bëhet shumë e ngjitshme dhe mund të ndikojë në bllokimin e poreve të lëkurës.

4. Shpërndajeni me të gjithë gishtërinjtë!

Në vend se ta shpërndani kremin vetëm me dy gishta, vendosni nga një sasi të vogël të kremit në majën e secilit gisht për t’ia mundësuar vetes që të marrë efektin më të madh nga kremi. Një mënyrë e tillë e shpërndarjes përveçse se ju mbron nga shpenzimi i kot i kremit, ndihmon edhe në shpërndarjen sa më të saktë të kremit.

5. Kushtojini kohë të mjaftueshme!

Shpërndarja e saktë e kremit të fytyrës është e lidhur ngushtë me kohën të cilën ia kushtoni. Është shumë e rëndësishme që t’i përkushtoheni shpërndarjes së kremit, pasi që nëse e vendosni atë brenda një kohe të shkurtër, mund të kontribuoni në shfaqjen e rrudhave.

6. Krijoni një rutinë!

Kremi i fytyrës është një produkt i cili përdoret shumë shpesh, pothuajse çdo ditë, andaj edhe është shumë e rëndësishme që të krijoni një rutinë të shpërndarjes së kremit, pasi që vetëm kështu nuk do të harroni asnjë pjesë të fytyrës pa e shpërndarë kremin.

7. Përdorimi i produktit të duhur

Pjesë e procesit të përdorimit të saktë të kremit është përzgjedhja e produktit të duhur. Natyrisht, nuk ekziston një lloj produkti i cili është i përshtatshëm për të gjitha femrat, andaj për ta përzgjedhur produktin që ju përshtatet, duhet të konsideroni buxhetin dhe tipin e lëkurës suaj. Nëse keni nevojë, është mirë të konsultoheni edhe me dermatologun, për ta bërë përzgjedhjen e produktit të duhur.