Ja si të luftoni erën e keqe të gojës

Ja si të luftoni erën e keqe të gojësLarja e rregullt e dhëmbëve është një nga gjërat kryesore që duhet të bëni për të pasur një gojë të freskët por meqe na ndan një javë nga Shën Valentini duhet të keniparasysh disa këshilla të cilat mud të ju shërbejnë për datën 14.

Lani gjuhën
Në fakt nëse ngacmoni gjuhën me furçë dhe pastë dhëmbësh ju jep një ndjesi për të vjellur, megjithatë ju duhet të lani edhe gjuhën kur lani dhëmbët pasi në këtë mënyrë nuk do të mbani erë të keqe.

Hani shalqi
Konsumoni sa më shumë fruta dhe perime që përmbajnë ujë, sepse ju ndihmojnë të mbani larg bakterët nga goja, të cilat shkaktojnë erë të keqe. Konsumoni shalqi, molla etj.

Shmangni ushqimet e yndyrshme
Është shumë e rëndësishme të konsumohen ushqime pa yndyrë dhe kalori të tepërta. Mos i shmangni vaktet dhe veçenarisht mëngjesin.

Shmangni sheqerin
Sheqeri është armiku kryesor i dhëmbëve jo vetëm që i dëmton atop or shkakton edhe erë të keqe gjithashtu.

Konsumoni kos
Një studim japonez tregon se të hani kos ndihmon në nivelin e hidrogjenit dhe pastron gojën nga bakteret. Gjithashtu i jep një freski gojës duke larguar erën e keqe.

Hiqni dorë nga duhani
Duhani përveçse ju shkakton dëme të ndryshme shëndetësore, ai është dhe armiku i dhëmbëve dhe i gojës. Duhani jep një erë të keqe dhe të rëndë që jo çdokush mund ta duroje. Mëqe jem dhe në prag Shën Valentini, përfitoni të surprizoni partneren/partneren tuaj duke hequr dorë nga duhani.