Ja si të përgatisni një parfum në kushte shtëpie për 21 ditë

Cila është lulja juaj e preferuar?

A do të donit që aroma saj e mrekullueshme të ishte një parfum? Nëse po, është fare e thjeshtë. Mund ta përgatisni vetë! Donika Dervishi na meson mënyrën se si ta realizoni këtë për 21 ditë dhe pa asnjë kosto.Sapo vjen pranvera, ajo përgatit parfum për të gjithë vitin për vete dhe mikeshat e saj.

Këtë mund ta bëni edhe ju. Krijoni vetë një parfum dhe vendosini atij emrin tuaj! Fillimisht, zgjidhni lulen tuaj të preferuar, e cila duhet të ketë një aromë të fortë. Lulet duhen mbledhur dy javë pasi ka rënë shi, kohë kur aroma e lules është më intensive.

Në një vazo qelqi, hidhni një kuti vazelinë të zakonshme dhe më pas shtoni vetëm lulet ose petalet e lules. Mbylleni hermetikisht dhe lëreni në një vend ku i bie dielli. Çdo dy ditë përziheni mirë dhe vendosini sërish kapakun. Pas 21 ditësh do të shihni se lulet kanë lëshuar gjithë aromën dhe ngjyrën e tyre. Këtë masë kullojeni me një kullesë shumë të imët ose një nape të bardhë.

Shtojini me një pikatore 2 pika alkool dhe hidheni në një shishe parfumi. Sapo keni përftuar parfumin me bazë lulen tuaj më të dashur! Mund të eksperimentoni dhe të kombinoni më shumë sesa 2 lloje lulesh./Living/

Komento