Ja si të rrisni thonjtë tuaj

thonjteThonjtë e gjatë duken bukur, mirëpo është e vështirë t’i rrisni thonjtë tuaj natyral. Shumë femra zgjedhin të bëjnë zgjatje artificiale të cilat dëmtojnë thonjtë dhe shkaktojnë dhimbje.

Këto janë disa këshilla si të mirëmbani thonjtë tuaj, që të zgjaten.

Lani thonjtë rregullisht

Vetëm të lani duart nuk është e mjaftueshme. Thonjtë duhet t`i lani shumë për shkak të papastërtive që mund të mblidhen në ta. Merrni një furçë dhëmbësh dhe së bashku me sapun dhe fërkoni pjesën e jashtme dhe të brendshme të thonjve një nga një.

Mos kafshoni thonjtë

Kafshimi i thonjve është një shprehi e vështirë të hiqet. Mirëpo ekzistojnë llaka thonjsh me shije të thartë të cilët do ju ndihmojnë ta largoni këtë shprehi

Konsumoni kalcium

Kalciumi bën thonjtë të fortë dhe të shëndetshëm prandaj duhet të konsumoni qumësht djathë apo të merrni kalcium të tretur në ujë

Komento