Ja si të zbardhni dhëmbët në shtëpi

Ja si të zbardhni dhëmbët në shtëpiBardhësia e dhëmbëve është një detaj shumë i rëndësishëm që buzëqeshja jonë të duket edhe më rrëzëllitëse. Çdonjëri prej nesh do donte që t’i kishte dhëmbët disa nuanca më të bardha.

Kjo gjë mund të arrihet me pak durim dhe përkujdesje. Këtu do t’ju paraqesim disa mënyra natyrore se si t’i zbardhni dhëmbët në kushte shtëpie:

1. Pastë me sodë buke dhe lëng limoni

Bikarbonati natriumi (soda) është një gërryes i butë, lëngu i limonit, vepron si një zbardhues natyral në tërësi.

Përbërësit:

1 lugë çaji sodë buke

Pak lëng limoni dhe pak ujë, sa të mbulojë sodën

Furçë dhëmbësh

Përgatitja është mjaft e thjeshtë: miksoni përbërësit dhe do të krijohet një formë “paste”. Para se të aplikoni pastën, fshijini dhëmbët që mos të keni pështymë. Më anë të furçës së dhëmbëve aplikoni pastën duke e mbajtur për 1 minutë, më pas shpëlani gojën.

Nëse jeni duke përdorur vetëm sodë me ujë (pa lëng limoni), aplikojeni pastën për 3 minuta.

Këtë pastë mund ta aplikoni 1 herë në 2 javë (jo më shpesh, sepse dëmton smaltin.

2. Pastë me luleshtrydhe, kripë dhe sodë

Luleshtrydhet kanë vitaminë C dhe një enzimë të quajtur acid malik, i cili mund të ndihmojë për heqjen e njollave sipërfaqësore. Kripa vepron si një gërryes natyral, soda gjithashtu.

Përbërësit:

2 luleshtrydhe të mëdha

1 majë luge kripë

½ lugë çaji sodë (mund dhe të mos e përdorni)

Përgatitja:

Shtypini luleshtrydhet deri sa të bëhen të qullëta dhe përzijeni me përbërësit e tjerë. Me një peshqir letre fshijini dhëmbët që mos të kenë pështymë. Aplikoni pastën me anë të një furçe për 5 minuta dhe më pas shpëlajeni gojën. Aplikojeni pastën 2 herë në javë. /Gazeta Shëndeti/

Komento