Ja si t’i forconi thonjtë

Ja si t’i forconi thonjtëI keni thonjtë e brishtë që ju thyen lehtë? Zbuloni se cilat janë shkaqet, çfarë duhet të bëni për t’i forcuar thonjtë e dobët dhe çfarë duhet të hani që të keni thonj të shëndetshëm.

Thonjtë janë të përbërë nga keratina dhe element të tille si zink, hekur, bakër dhe vitamina (vitaminë A, vitaminë B6 , vitaminë C dhe vitaminë E). Kur ndonjë nga këta element mungon, thonjtë thyhen. Por, ekzistojnë dhe faktorë të tjerë që luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin e thonjve.

Që të keni thonj të bukur, të shëndetshëm dhe të fortë, ndiqni këshillat tona natyrore.

Cilët janë shkaqet?

Shkaqet e thonjve të dobët janë të shumtë dhe të ndryshëm.

Anemia është një nga shkaqet, problemet me tiroidet, por edhe mungesa e kalciumit, zinkut, vitaminës B6 dhe B5, vitaminës A, mund të faktorë përcaktues.

Edhe të ushqyerit luan një rol të rëndësishëm. Aleatët e thonjve janë: hudhrat dhe qepët, lulelakra dhe brokoli, drithërat, produktet e qumështit, mëlçia, bizele dhe fasule, e verdha e vezës, orizi, peshku.

Një nga shkaqet e zakonshme të dobësimit të thonjve është përdorimi i detergjentëve agresivë për të pastruar shtëpinë. Mos harroni kurrë të vishni dorashka.
Edhe manikyri, xheli për rindërtimin e thonjve dhe acetoni mund të dobësojnë thonjtë.

Si t’i forconi thonjtë e brishtë?

Një ide e mirë: vendosni disa pika lëng limoni në kremin e duarve, sidomos nëse jeni duhanpirës sepse ndihmon thonjtë për t’u pastruar.
Fshini thonjtë me vaj limoni, është një tjetër ilaç i shkëlqyer. Përndryshe mund të përdorni vaj ulliri. Mund të aplikoni çdo natë vajin e ullirit në thonj ose zhytni thonjtë – dy ose tri herë në javë për të paktën 10 minuta, në ujë dhe limon. Limoni, për më tepër, do të shërbejë për të zbardhur thonjtë e zverdhur.
Nëse dyshoni për myk në thonj, është mirë të përdorni vajin tea tree, të tretur në një vaj bazë të tille si vaj bajame e ëmbël.

Këto metoda natyrore për forcimin e thonjve, nëse përdoren vazhdimisht, dhe me kujdes, do të ndihmojnë thonjtë tuaj të brishtë të rifitojnë forcën dhe bukurinë.