Ja si ti krehni flokët në mënyrën e duhur

Ja si ti krehni flokët në mënyrën e duhurZgjedhni me kujdes furçën tuaj

Nëse flokët i keni të dendura dhe të trasha, një furçë apo krehër me shumë dhëmbë nuk është edhe miku juaj, thotë Osterman. Një krehër i rrafshtë është opcioni më i mirë për shumicën e llojeve të flokëve sepse është i butë dhe nuk ka shumë dhëmbë të dendur, thekson ajo.

Keni kujdes nga flokët e lagura
Keni dëgjuar më përpara se nuk është mire të krehni flokët kur ato janë të lagur. Sipas Osterman, nëse i krehni kur janë të lagura, kjo mund të shkaktojë dëmtim shumë të madh të flokëve pasi lagështia dobëson rrënjën e flokëve. Nëse jeni duke nxituar, thjeshtë kapni apo lidhni flokët që ta evitoni krehjen. Sipas Osterman, krehëri i trashë plastik ka më pak gjasa të dëmtojë flokët e lagura.

Bëjeni krehjen në drejtimin e duhur

Krehja e flokëve nga poshtë-lart në fillim duket shumë e panatyrshme. Por, kështu duke filluar të trajtoni butësisht majat e flokëve, pa rrezikun e tërheqjes sv folikulit në rrënjën e flokëve. Duke filluar nga poshtë apo fundi i flokëve, ndani flokët në seksione horizontale dhe krehni çdo shtresë derisa fijet e flokëve të jenë plotësisht të buta dhe të mëndafshta, thotë Osterman.
Përkushtoni kujdes kokës suaj

Osterman beson se flokët e shëndetshme fillojnë nga koka. Kjo është arsyeja pse ajo u shpjegon klientëve të saj ti kushtojnë vëmendje të veçantë rrënjëve të flokëve, përderisa janë duke i krehur. Qëllimi është të bartni vajrat e kokës në pjesën tjetër të flokut tuaj. Tingëllon si një recetë për flokë me yndyrë? Jo, nuk është kështu, shpjegon Osterman. Vajrat e kokës janë vajra të shëndetshme, që në të vërtetë forcojnë flokët tuaj.