Ja si ti rregulloni flokët sikur J.Lo që i kishte në Golden Globes

Ja si ti rregulloni flokët sikur J.Lo që i kishte në Golden GlobesJennifer Lopez ka shkëlqyer në ndarjen e shpërblimeve Golden GLobes, me fustan aksesor, grim dhe flokë.Këngëtarja dhe aktorja, ka pasur flokë të fryra lehtë, të ndara në mes dhe të lëmuara, duke treguar pamjen e një dive të vërtetë.

Me këtë stil flokësh, J.Lo nuk e ka humbur për asnjë moment shpirtin e saj rebel, ndërsa është shfaqur si një damë në tapetin e kuq, transmeton Telegrafi.

Këtë stil flokësh, mund ta keni edhe ju, duke u bazuar në metodën e përshkruar më poshtë.

1. Në flokët e posa lara, vendosni preparatin për t’i shtuar volumin dhe thajini deri në 80 për qind.
2. Ndani flokët në katër tufa të barabarta. Merrni një brushë të madhe, për të tharë flokët e pjesës së përparme. Fryni me tharëse nga jashtë, në mënyrë që flokët të mos iu kapen për fytyre.
3. Për të siguruar se flokët, nuk do të iu lëshohen, merrni së paku tetë kaçurrela të nxehta dhe mbështjelli pjesët e fundit të flokëve.
4. Mbani kaçurrelat derisa të ftohen dhe hiqini ngadalë. Këtë pamje si në Hollywood, sigurojeni me një sasi të konsiderueshme llaku.

Komento