Ja si vishen nuset në mbarë botën

Ja si  vishen nuset në mbarë botën Nuset e të gjitha kontinenteve, rëndësinë më të madhe ia japin fustanit të nusërisë.

Në shumë vende, ky fustan ky në trashëgiminë shpirtërore të çiftit. Ngjyra, forma e detajet janë të dizajnuara në atë mënyrë që t’i përshtaten zakoneve dhe besimeve fetare të atyre vendeve. Në Turqi, nusja vendos një shirit të kuq në mes, për fat, ndërsa në Eritrea nusja vendosë një kurorë ngjyrë vjollce të mbyllët.

Nuk ka nuse që të ngjajë me tjetrën.

Business Insider ka koleksionuar fotografi nga dita e dasmës dhe pamja e nuseve në shumë vende të botës.

Para se një nuse turke ta lërë shtëpinë e babait për ceremoninë e dasmës tek burri, vëllai ose xhaxhai i saj, i vendosë në bel një shirit të kuq. Ngjyra simbolizon fatin, seksualitetin dhe lumturinë.Ja si  vishen nuset në mbarë botën

Para se një nuse turke ta lërë shtëpinë e babait për ceremoninë e dasmës tek burri, vëllai ose xhaxhai i saj, i vendosë në bel një shirit të kuq. Ngjyra simbolizon fatin, seksualitetin dhe lumturinë.

Nuset hebreje, parapëlqejnë që të mbulojnë gjithçka në trupin e tyre, përveç duarve dhe fytyrës. Fustanet e tyre gjithmonë prekin tokën.

Ja si  vishen nuset në mbarë botën

Një nuse tradicionale në Taxhikistan, vesh një fustan të thjeshtë të bardhë mbi një palë pantallona.

Dasmat indoneziane janë madhështore. Se çfarë veshin nusja e dhëndri varet nga regjioni, mirëpo shumica e nuseve veshin kostume të ngarkuara me shumë stoli.Ja si  vishen nuset në mbarë botën

Para se të martohet, një nuse indoneziane është e tëra e vizatuar me tatuazhe hena.Image

E çuditshme është pamja e nuseve pakistaneze. Çifti duket pothuajse njësoj, për shkak se detajet që mban nusja me ato që mbanë dhëndri janë shumë të ngjashme.

Ja si  vishen nuset në mbarë botën

Në Eritrea, çiftet mbajnë kurora të errëta të stolisura me fije ari. Nusja gjithmonë i përshtatet veshjes së bashkëshortit të saj.

Ja si  vishen nuset në mbarë botën

Një nuse Peruane, nuk ngjanë aspak me nuset që jemi mësuar t’i shohim. Fustani i saj është i kuq me të zezë.

Ja si  vishen nuset në mbarë botën

Kostumi tradicional u nuseve në Kore, quhet Hanbok dhe është veshur gjithmonë nga vajzat e sapomartuara.Ja si  vishen nuset në mbarë botën

 

Një nuse marokene është tërësisht e mbuluar, përfshirë edhe fytyrën.

Ja si  vishen nuset në mbarë botën

 

Ja si  vishen nuset në mbarë botën

Ja si  vishen nuset në mbarë botën

Ja si  vishen nuset në mbarë botën