Ja tendenca e syzeve që risollën Depp, Pitt e Beckham!

A ju kujtohet foto e famshme e Johnny Depp e cila bëri xhiron e botës? Përveç faktit se personazhi ishte Pirati më seksi i Karaibeve, aksesori që mori vëmendjen më të madhe në daljen e tij ishin syzet.

Idea Geek-Chic duket se nuk del kurrë nga moda, madje çdo vit risillet i kombinuar në mënyra nga më të ndryshmet.

Gjatë 2016-ës, kaluam një rrugëtim nga syzet rrethore të të gjitha ngjyrave, modelet cat-eye në leopard apo modeli klasik me lule që Dolce&Gabbana solli në koleksionin e Caprit sezonin që lamë pas. Por jo më kot Beckham-ët dhe Kardhashian-ët u kthyen në kopertinën e Vogue me syze optike në skelet të zi. Ky rikthim ishte përgjigja që VIP-at na dhanë, shkruan class.

Stili Geek është pa kohë dhe mund ta veshin të gjithë. Ja disa sugjerime të cilat mund t’i personalizoni sipas dëshirës sepse statusi HIPSTER tani është më ON se kurrë!