Janë disa rregullat të çmueshme që duhet t’i bartni tek fëmijët tuaj

Për të krijuar terrenin për disiplinë të suksesshme, janë disa rregullat themelore:

Që nga fillimi, mësojini fëmijës tuaj se familja është sistem i përkrahjes së ndërsjelltë, që do të thotë se të gjithë japin kontribut.

Respekti është i ndërsjellë. Jepni një shembull të mirë që në fillim: kur fëmija përpiqet t’ju thotë diçka, ndërpriteni atë që po bëni, përqendrojeni vëmendjen dhe dëgjoni. Më vonë mund të kërkoni të njëjtën gjë prej saj.

Bëhuni të qëndrueshëm dhe të palëkundur për rregulla dhe detyra, thotë profesori i Harvardit Dan Kindlon.

Jeta s’është gjithnjë e drejtë. Nëse një fëmijë kurrë nuk provon dhimbjen e frustrimit— që të ndajë lodrën me dikë ose të presë në rend— ose nëse ata kurrë nuk janë të trishtuar ose të zhgënjyer, ata nuk do t’i zhvillojnë aftësitë psikologjike që janë kyçe për lumturinë e ardhshme të tyre.

Komento