Jeans-at më të shtrenjta në botë!

Sigurisht se të gjithë ju jeni shfrytëzues të jeans-ave, e sidomos kur flasim për të rinjtë dhe të rejat. Të gjithë tentojnë të duken mirë duke blerë jeansa nga më të ndryshmet, pasi çmimet ndryshojnë dhe të tilla ekzistojnë për çdo kategori të njerëzve.

Jeans-at siç dihet janë zbuluar nga Levi Straus në shekullin e 19-të, por kurrë, përkundër peripecive të kohës, nuk kanë ‘rënë’ nga moda dhe me sukses vazhdojnë të jenë jashtëzakonisht trendi. Por, se cilat janë jeans-at më të shtrenjta që njeh bota, ju prezantojmë mëposhtë.

Më e shtrenjta: Jeans-i seksi i ngushtë “Fancy Phython” nga dizajneri Philipp Plein. (kushton 1190 euro).

Më e komplikuara: E larë dhe e s’tërlarë, e me një emër të komplikuar: “Grey LowRise Bootcut Jeans” nga Balmain (kushtojnë 800 euro).

Më të qëndrueshmet: Prodhuesi “Gilded Age” pohon se puna e dorës në këto jeans-a i bën ata të paprekshëm (kushtojnë 450 euro).

Më e shkëlqyera: Duket e krijuar për meshkuj, së paku duket kështu. E punuar me kristale nga Current/Elliott (kushton 760 euro).

Më artistikja: E stolisur me kristale, zingjirë e shkëlqyes, u punua nga kult-dizajneri Roberto Cavalli (kushton 680 euro)./telegrafi/

Komento