Joshje përmes buzëqeshjes

E qeshura është imazhi ynë…një burim socialiteti dhe erotizmi, elementi joshës dhe përballja me botën dhe të tjerët.

Vec metaforës se e qeshura është kartvizita më e mirë, ka dicka më të thellë dhe më të rëndësishme se kaq. Goja jonë, dhëmbët tona, mënyra se si qeshim janë të gjithë elementë që Komiteti i Bioetikës ka vlerësuar dhe konfirmuar se janë tepër të rëndësishëm, duke i përfshirë në një dokument specifik.

Buzëqeshja është kontakti i parë me njerëzit që na rrethojnë. Erotizmi dhe joshja mund të transmetohen përmes gojës sonë, nga mënyra se si janë vendosur dhëmbët, nga ngjyra e tyre dhe kurimi që u bëjmë.

Nuk është rastësi nëse bashkë më sytë, goja është pjesa më e rëndësishme e fytyrës që gratë shohin më shumë te gratë e tjera.

Por për të patur një gojë të bukur, duhen ndjekur disa këshilla:

1. Dhëmbë të shëndetshëm- Një gojë joshëse është një gojë e shëndetshme. Furcë, pastë tre herë në ditë dhe fije dentare pas konsumimit të ushqimit.

2. Dhembë të bardhë- Një gojë që ia vlen të shihet është ajo më dhëmbë të bardhë si borë. Pavarësisht se dhëmbët tanë mund të jenë dëmtuar, mund t’i nënshtrohemi zbardhimit të dentisti dhe jo nëpërmjet metodave të shtëpisë. Vetëm trajtimet profesionale janë në gjendje që të japin rezultatet e duhura.

3. Dhëmbë të rregullt- Jo të gjithë kanë fatin të kenë dhëmbë të rregullt…nëse keni probleme mund të shkoni te ortodontisti, specialisti që merret me korrigjimin e problemeve tuaja të dhëmbëve.

4. Buzëqeshje ‘e hapur’- Një gojë e bukur me një buzëqeshje të bukur janë celësi për të afruar të tjerët dhe për t’i bërë ata për vete.

5. Buzëqeshje e parfumosur- Kujdes për erën e gojës, mbani me vete një cëmcakëz, aromatik për gojën dhe sigurisht higjienën pas cdo vakti. Do ta shihni që do të keni më shumë rezultat.

Komento