Ju ka ardhur në majë të hundës me qimet që dalin shpejt pas depilimit?

Ju ka ardhur në majë të hundës me qimet që dalin shpejt pas depilimit?Kaq shumë metoda për depilim, kaq shumë këshilla, kaq shumë estetiste dhe sërish nuk mund të shmangim daljen e tyre. Qimet do dalin sërish.

Megjithatë, ajo që mund të bëjmë është të dëgjojmë disa sekrete sesi të paktën të vonojmë daljen.

1. Përdorni një skrab një ditë përpara se të depiloheni
Fillojeni aplikimin e skrabit nga kyçet e këmbëve e më pas vazhdoni më tutje.

2. Bëni dush përpara se te depiloheni
Në këtë mënyrë ju mund të largoni vajrat e lëkurës dhe të hidratoni qimet e padëshiruara. Kjo bën që procesi të thjeshtohet me 60%.

3. Aplikoni një masë xheli rruajtjeje më përpara
Kështu do merrni disa ditë bonus deri në depilimin e ardhshëm dhe brisku të rrëshqas më lehtë në lëkurë

4. Zgjidhni briskun e duhur
Është e rëndësishme të zgjidhni një brisk të mirë. Këshillohet të përdorni brisqe të cilat kanë përmbajte xheli në platformën e tyre.

648_shaving

5. Përdorni një brisk
Ju duhet të zëvendësoni brisqet tuaja me brisqe të reja. Kjo gjë duhet bërë sidomos nëse vini re probleme gjatë depilimit.

6. Depilohuni pa ushtruar presion të fortë në lëkurën tuaj
Këshillohet të përdorni sa më pak forcë në lëkurën tuaj dhe gjithashtu të depiloheni sipas drejtimit që kanë qimet.

7. Vendet më delikate lërini për në fund
Pjesa e gjunjëve apo pjesa rreth kyçeve është mirë të lihen për tu depiluar në fund duke qenë se janë dhe vendet më të vështira për tu depiluar.

8. Shpëlajeni lëkurën direkt pas depilimit
Mos e fërkoni lëkurën fort pas depilimit. Në fillim shpëlajeni dhe më pas jepini kohën e duhur për tu tharë vetë. Në këtë mënyrë lëkura juaj do të shkëlqeje dhe nuk do të acarohet.

9. Lyejini këmbët tuaja me vaj trupi
Provoni ti lyeni këmbët me vaj koksi i cili i jep shkëlqim lëkurës tuaj dhe e ushqen atë. Mos përdorni asnjëherë parfume apo kremra të fortë direkt pas depilimit sepse do të acaroni lëkurën tuaj.

Komento