Kafeja pa kafeinë e përmirëson kujtesën

Shkencëtarët kanë zbuluar se nëse rregullisht konsumojmë kafe pa kafeinë mund ta përmirësojmë kujtesën, sidomos ata njerëz që vuajnë nga demenca apo nga mosha e shtyrë.

Hulumtimi ishte kryer në kolegjin Mount Sinai në Nju-Jork. Profesori Xhulio Maria Pasineti ka udhëhequr hulumtimin dhe testimin e minjve në laborator si dhe ka theksuar që së shpejti kjo do të testohet edhe në njerëz. Bazë e testimit është manipulimi i nivelit të glukozës në tru. “

Kemi faktet e para të cilat vërtetojnë se kafeja pa kafeinë mundet pozitivisht të ndikojë në demencë apo si edhe në dëmtimin e kujtesës që vjen si pasojë e ndikimit të diabetit, lloji 2.

Kafenë shpesh e ndërlidhin me sëmundjet në zemër, prandaj mu për këtë arsye kemi vendosur të eksperimentojmë me kafenë pa kafeinë”, tha Pasineti.

Profesori Pasineti ka theksuar se sëmundjet si ajo e Alzhaimerit mund të marrin vite derisa të vërehen, prandaj do duhej të gjendet një alternativë e ndikimit parandalues.

Komento