Kaliumi dhe presioni i gjakut

Pakësimi i sasisë së natriumit është njëra nga mënyrat që ndikon në uljen e ten¬sionit të lartë të gjakut.

Por ka edhe një mënyrë tjetër, pa medikamente, që mund t’ju ndihmojë në uljen e niveleve të larta të ten¬sionit: Shtojini kalium ushqyerjes tuaj.

Kon¬sumimi i më shumë ushqimeve që përmbajnë kalium ndikon në uljen e natriumit në këto ushqime. Kaliumi gjendet në sasi të mjaftueshme te frutat dhe perimet e freskëta.

Për rezultate më të mira kufizoni marrjen e natriumit deri në 2300 miligramë në ditë dhe shtoni marrjen e kaliumit deri në 4700 miligramë në ditë. Ju duhet gjithashtu të shmangni edhe konsumin e ushqimeve të për¬punuara, nëse jeni të interesuar të ulni presio¬nin e lartë të gjakut. Në ushqimet e përpunu¬ara shpesh shtohet natrium, prandaj mund të rritet rreziku për shfaqjen e hipertensionit.

Por nga ana tjetër edhe marrja shtesë e kaliumit duhet të bëhet patjetër me rekomandim të mjekut.Shumë njerëz me sëmundje të vesh¬kave kanë vështirësi në eliminimin e niveleve  të larta të kaliumit, kjo mund të vështirësojë punën e zemrës deri në rreziqe fatale. Mos harroni të qëndroni nën kontrollin e mjekut për çdo ndryshim në mënyrën tuaj të jetesës, e sidomos nëse jeni duke u mjekuar nga ten¬sioni i lartë i gjakut.

Komento