Kapëset e flokëve në modë

Karficat dhe kapëset e flokëve rikthehen edhe njëherë në modë. Këtë vjeshtë-dimër ato do të vijnë në forma të veçanta si lule apo flutura, me pupla, fjongo apo jo, të mëdha apo të vogla, janë nga aksesorët më të veçantë të këtij sezoni.
Karficat e palltove, në pjesën më të madhe në trajtën e luleve dhe të fluturave, të gdhendura me gurë kristali të vegjël, nuk duhet të mungojnë këtë dimër.

Karficat e palltove janë shumë të preferuara për gratë kryesisht mbi moshën 30 vjeçare, por edhe gratë në një moshë më të thyer i pëlqejnë si aksesorë”, thekson Aurora, një nga shitëset e dyqanit të aksesorëve “In’toco”.

Kryesisht kafshë të vogla dhe lule të ndryshme janë modelet më të preferuara, të cilat mund të përdoren si për dekorimin e jakave të palltos apo xhaketave të trasha të dimrit duke krijuar një pamje shik, gjithashtu janë të përshtatshme edhe t’u kapur te çantat apo për t’u ngjitur te xhinset, duke krijuar kështu një imazh më trendi për pamjen-un tuaj.

Edhe kapëset e flokëve, shumë të ngjashme me karficat e palltove, kanë nisur të jenë aksesorët e preferuar të vajzave të reja. Me funksion më shumë zbukurues dhe dekorues për flokët se sa funksional”, shprehet Aurora, duke shtuar se “krahas gurëve të kristali, gjenden me pupla duke krijuar forma lulesh dhe petalesh”.

Gjithashtu, edhe varëset në trajtën e zinxhirëve me hallka të mëdha të shoqëruara edhe me figura kafshësh, shumë edhe ekstravagante dhe provokuese, si mace, bretkosë, breshka, nusepashke, merimangë, akrep, etj., janë tendencë për këtë sezon vjeshtë-dimër.