Kardiologu formulon dietën për pacientët e tij, ia “huazojnë” edhe të shëndetshmit

Një kardiolog ka menduar një dietë për pacientët e tij, por edhe për personat e shëndetshëm, që duan të humbin në peshë, plan ky që do t’ju ndihmojë të humbni 10 kilogramë për vetëm 5 ditë. Mos harroni të përfshini edhe 30 minuta ushtrime fizike Kafjalli është gjithmonë i njëjtë: 1 pemë (portokall, dardhë, pjeshkë, vetëm rrush dhe banane jo)

DITA E PARË: Dreka: 1 portokall, 1 vezë të zier, një gotë prej 200 ml jogurt Darka: 2 domate ose 2 dl domate të ziera, 2 vezë të ziera, 2 rriska bukë të thekur, gjysmë trangulli ose pak sallatë të gjelbër.

DITA E DYTË: Dreka: 1 portokall, 1 vezë të zier, 1 gotë jogurt. Darka: 125 gr mish gjedhi, 1 domate, 1 rriskë bukë të thekur, 1 kafe ose çaj pa sheqer.

DITA E TRETË: Dreka: 1 vezë të zier, 1 portokall, 1 gotë jogurt, 1 trangull ose pak sallatë të gjelbër. Darka: 125 gr imsh gjedhi, 1 portokall, 1 rriskë bukë të thekur, 1 çaj ose kafe pa sheqer.

DITA E KATËRT: Dreka: 125 gr djathë lope, 1 domate, 1 rriskë bukë të thekur. Darka: e ngjashme sikurse dita paraprake

DITA E PESTË: Dreka: 200 gr mish të zier ose peshk të zier, 1 domate, 1 rriskë bukë të thekur. Darka: gjysmë kilogram karota të ziera, patate dhe bizele.

Komento