Katër të vërteta rreth femrave

Edhe pse mendojnë se kuptojnë se çfarë po sillet në kokën e femrave, meshkujt shpesh bëjnë gabime dhe sjellin vendime që mund t’ju kushtojnë.

Prandaj, taktika më e mirë është që meshkujt të paralajmërohen paraprakisht rreth disa gjërave.

Adhurojmë stabilitetin

Ndoshta kohë pas kohe pëlqejmë të jemi në lidhje me meshkuj të vështirë apo edhe të egër, e gjithë kjo shkaku i pasionit, por kur bëhet fjalë për zgjedhjen e atij të duhurit, zakonisht i kthehemi përgjegjësisë. Mu për këtë arsye meshkujt do duhej ta kontrollin temperamentin e tyre, ngase asnjë femër nuk dëshiron të martohet me një mashkull, i cili në çdo moment do ta shesë shtëpinë e tij dhe do ta blinte një kabriolet të kuq.

Nuk i duam të gjitha përgjegjësitë

Edhe ne kemi frikë nga obligimet, njëjtë sikurse edhe meshkujt. Vetëm pse ëndërrojmë një martesë mbretërore, kjo nuk do të thotë se do të martohemi me të parin që e takojmë. Edhe ne kemi dëshirë të jemi të pavarura, madje edhe pas martesës.

Na pëlqen kur na kushtohet vëmendja

Na pëlqen kur mashkulli na sjell një ëmbëlsirë kur kthehet nga puna, kur na organizon darkë, apo diçka të ngjashme. Këto janë imtësitë me të cilën na thuhet se na dashurojnë. Kjo është ajo që duam. Por, duhet të jenë të kujdesshëm dhe një gjë të tillë ta bëjnë që nga fillimi i lidhjes, por nëse një sjellje fillon befasisht, atëherë lind dyshimi.

Ditëlindjet dhe përvjetorët janë shumë të rëndësishëm

Të harrohen këto dy data është e pafalshme dhe aspak e hijshme. Një palë këpucë apo stoli si dhuratë do ta bënin më madhështore datën.

Komento