Katër truqe për këmbë pa kallo

Me siguri që ndonjëherë ju ka ndodhur të keni blerë këpucë dhe vetëm pasi që i keni veshur një herë, keni kuptuar që ju shkaktojnë kallo?

Përveç kësaj keni paguar shumë të konsiderueshme të parave për të qenë tuajat dhe nuk dëshironi të ndaheni nga to… si t’ia bënit hallit? Nuk do t’i lini as në raft sigurisht!

Me ndihmën e truqeve që ju sjellim në vazhdim mund t’i bëni këpucët tuaja të rehatshme dhe filloni t’i mbathni çdo ditë!

PATATJA – Nëse i keni këpucët shumë të ngushta, merrni patate të madhësisë mesatare, qërojeni dhe vendoseni në këpucë. Le të qëndrojë patatja në këpucë gjatë gjithë natës, në mënyrë që të veprojë lëngu i patates dhe ta zgjerojë këpucën tuaj. Lirisht mund të vendosni patate edhe në këpucët e lëkurës.

QESJA ME UJË – Mbusheni me ujë qesen të cilën e përdorni për frigorifer/friz dhe vendoseni në këpucët që ju shkaktojnë kallo. Është e rëndësishme që qesja të jetë mjaft e madhe për të mbushur këpucën dhe kështu ta zgjerojë. Pas kësaj, këpucët me qese i vendosni në frigorifer apo friz, dhe le të qëndrojnë aty të paktën një ditë.

ALKOOLI – Alkooli vepron më së miri në këpucët e lëkurës. Së pari gjeni vendin i cili ju lëndon apo shkakton kallo, mbusheni mirë me alkool dhe prisni të thahet tërësisht. Pas kësaj zona e lagur do të jetë më e butë.

ÇORAPET ose GAZETAT –  Lagni çorapet me ujë, shtrydhni dhe i vendosni në këpucë. Lërini të thahen me to. Çorapet do të thahen dhe do të zgjerohen, dhe kështu do të zgjerojnë edhe këpucët. Trukun e njëjtë provojeni me gazeta, sipas principit të njëjtë.