Kënaquni me “peeling” nga kafja

Me këtë lloj “peelingu” mund ta detoksikoni dhe forconi lëkurën, do t’i zvogëloni rrudhat, do ta eliminoni shtresën e qelizave të vdekura dhe do të kujdeseni për aknet.

Dikush nuk mund të fillojë ditën pa u kënaqur me një filxhan kafe, por nëse i shfrytëzoni kokrrat e imtësuara të saj në banjë, mund ta detoksikoni dhe forconi lëkurën, do t’i zvogëloni rrudhat, do ta eliminoni shtresën e qelizave të vdekura dhe do të kujdeseni për aknet.

Përbërësit:
– një gotë e gjysmë sheqer nga kallami i sheqerit
– një katërta e kafesë së bluar
– një e katërta e një kokosi të imtësuar
– tri të katërtat e gotës vaj arrash australiane
– një lugë supe me mjaltë
– tri deri në pesë pika vaj aromatik, sipas dëshirës suaj.

Përzini sheqerin, kafen e bluar, kokosin dhe vajin dhe tundni derisa përbërja të bëhet kompakte. Në fund shtoni mjaltin dhe pikat e vajit aromatik. Nën dush qiteni në trup një sasi të madhe të pastës dhe bëni masazh të butë me lëvizje rrethore nga shputat në drejtim të zemrës. Lajuni me ujë të vakët dhe trupin fshijeni me peshqir. Përbërja do të qëndrojë deri në dy javë, nëse e vendosni të mbyllur në frigorifer. I vetmi vendim që do të duhet ta merrni është: a doni më shumë të pini kafen, apo ta shfrytëzoni për “piling”! /Telegrafi/