Këpucë dhe çizme për sezonin vjeshtë/dimër

Vjeshta po afron ngadalë, bashkë me të edhe tendencat e reja të këpucëve me qafa.

Stilistët propozojnë modelet që do të kenë këpucët që do të mbajmë në këmbë për vjeshtën 2010.

Midis modeleve të paraqitura bie në sy se pjesa më e madhe e këpucëve me qafa do të jenë metaka të larta dhe formë elegante.

Por midis këtyre këpucëve dhe çizmeve, sigurisht që do të ketë edhe modele më praktike, të cilat mund të përdoren gjerësisht në jetën e përditshme.

Takat janë të larta dhe të holla, ndërsa përsa i përket ngjyrave mbizotëron e zeza. Ndonëse e zeza është një ngjyrë klasike, ajo nuk del kurrë nga moda.

Për të pasur një pamje perfekte, çdo njeri duhet të bëjë fillimisht një vlerësim real të vetes dhe të vishet me veshjen e duhur, e përshtatur kjo dhe në tendencat e modës.

Këtë sezon nga të gjithë stilistët pranohet se është ngjyra e zezë ajo që do të mbizotërojë në veshjen e shqiptarëve.

Kjo gjë vjen dhe në përshtatje me modën e vendeve të tjera që janë lider në botën e modës, si Parisi, Londra apo Milanoja, të cilat këshillojnë ngjyrën e zezë.

Ne po ju prezantojmë koleksionin e ri joshës të këpucëve dhe çizmeve nga shtëpia e modës Lanvin. /Telegrafi/