Këpucë me ngjyra të ndezura

Thuhet se këpucët e përfaqësojnë karakterin e njeriut, pa dallim nga veshja e tij. Këpucët e ndryshme munden plotësisht ta ndryshojnë formën e veshjes! Për këto ditë të ftohta stilistët propozojnë këpucët që shkëlqejnë dhe me ngjyra të ndezura.

Tipet variojnë nga këpucët e lyera me bojë dhe prej kamoshi ngjyrë vjollcë, deri tek sandalet plastike dhe çizmet prej cope. Kështu, lëkura që shkëlqen, ngjyrat e forta kombinohen shumë mirë me xhinset, kurse për ata që preferojnë një imazh më klasik, është moda e re e këpucëve të lyera, e kombinuar me çantën e duhur.

E gjithë kjo shërben për të vetmin qellim: që të shkëputemi nga e zeza totale e veshjeve, ngjyra e zgjedhur në koleksionet e reja të stilistëve.

Komento