Këpucët e sheshta me lidhëse

Sido që të jeni mësuar t’i quani – francezka, derby, Oxford, apo mashkullore me lidhëse – janë: këpucët që kanë populluar pranverën që kaloi.

Por nuk mbaron me kaq. Do t’i shfrytëzoni sa të keni qejf edhe këtë vjeshtë. Sepse vazhdojnë të jenë në modë dhe madje shumë të pëlqyera.

Madje duket sikur nuk dolën asnjëherë prej saj, sepse nuk qenë të pakta ato që sapo u kthyen nga pushimet verore i veshën menjëherë në xhirot e mbrëmjes në qytet.

Janë një tendencë e destinuar për të shpërthyer lule e fryte të reja në një të ardhme shumë të afërt. /Telegrafi/

Komento