Këpucët mikeshat më të mira të grave

Këpucët janë, pas diamanteve, miket më të mira për gratë. Zonjat dhe zonjushat janë të gatshme të sakrifikojnë gjithçka për të veshur këpucë të modës, për t’u kapardisur me krijimet më të fundit, edhe kur hasin raste abuzimi të tilla si ky i fundit që lidhet me gjatësinë e takave, nga të cilat ndonjëherë shkaktohen shqetësime.

Le shoes-addicted” (Të dhëna pas këpucëve) gjendet këto ditë në Fiera Milano dhe ka zaptuar një hapësirë prej 7000 metrash për të ekspozuar 2000 koleksionet e 1600 kompanive për periudhën vjeshtë-dimër 2010-2011.

Ky koleksion prestigjioz këpucësh ka bashkuar shumë nga kompanitë më të njohura në këtë fushë dhe do të qëndrojë i hapur deri në datën 5 mars në sallonin Micam.

Më shumë se sa për format, të rejat janë të interesuara mbi kërkimin teknik të materialeve. Moda për këmbët tuaja, të dashura vajza, propozon për stinën tjetër taka super të larta, masakrën për kaviljet tuaja, sikundër ofron këpucët e sheshta, të cilat premtojnë të takojnë këmbët, veç tyre kemi dhe këpucët me gurë të çmuar plot me dantellë dhe këpucët sportive që garantojnë një rehati më të madhe dhe këshillohen për të mbajtur në formë këmbët dhe vithet, duke zëvendësuar kështu dhe palestrën.


Kështu pra, eleganca dhe rehatia, tradita dhe e reja vihen në garë për të marrë favorin e blerësit. Ekspozita ka prezente këpucë për gra të sofistikuara, për ato që duan të jenë trendy, por edhe për burra, modën e fundit për të rinjtë dhe këpucët për fëmijë. I lihet rrugë e lirë të gjitha llojeve të këpucëve, duke filluar prej atyre të sheshta, pa lidhëse, e deri tek këpucët për mal dhe atyre me lartësi marramendëse.


Materialet e këtyre këpucëve variojnë nga lëkura natyrale tek kamoshi, nga lëkura e krokodilit, deri tek stofi i leshit me cirka, nga lëkurat e lëmuara tek lëkurat e kamoshta, për të përfunduar tek materialet teknike ose të pazakontë të tilla si: efektet e përzierjes dhe frekuencat e përafrimeve.


Dimrin e ardhshëm do të shohim këpucë më të sheshta, pra me lartësi më të ulët dhe më të lehta në komandim, pra më praktike… Taka solide dhe e fortë do të vihet përbri takës së hollë.


Kështu pra, evolucioni i formës nuk përbën ndonjë të re të madhe në koleksionin e grave, por përkundrazi më sinjifikative për sa i përket rikërkimit efektiv të materialeve, që ndryshojnë njëra nga tjetra dhe nga tendenca që do të paraqesë e ardhmja. Për ata që nuk e ndiejnë veten mirë me lartësitë marramendëse, propozojmë çizmet e gjysmëçizmet të frymëzuara nga jeta e fshatit, me lëkurë natyrale dhe me ngjyra që variojnë.

Për sa i përket modeleve të shkurtra e praktike, inspirimi merret nga rrugët e qytetit, me kamosh dhe me kadife, me lëkurë zvarranikësh si gjarpri, për shembull, dhe me gëzof shkëlqyes. Ndërsa për meshkujt do të kemi këpucë të sheshta pa lidhëse dhe të tjera me formë interesante, çizme ushtarake me përgatitje hibride, me majë katrore ose rrumbullake. Salloni i lëkurës ‘Mipel’ ecën me hapin e kohës.

Ai është kontemporan dhe njerëzit nuk duhet të harrojnë se gjendet ai në ‘FierraMilano’. Në brendësi të ‘Micam’, edhe në këtë edicion i është lënë një dritare e vogël çantave dhe aksesorëve të lëkurës, për t’ia prezantuar së bashku me këpucët të huajve dhe gjithë vizitorëve.

Komento