Keshilla bukurie

Krishtlindjet e 2011 jane tashme prane, si cdo vit, festat jane nje moment kritik per bukurine.

Asnjehere si ne kete periudhe deshirojme per te qene te bukura, por mes shume takimesh dhe klimes se ftohte, te mbash “skin routine” per shume kohe eshte e veshtire, per me teper ndodh qe duhet te ndalosh pas pune per nje aperitiv duke shkembyer urime me miq dhe kolege, dhe nuk dini si te dukeni te fresketa dhe te rregullta edhe pse keni kaluar nje dite jashte shtepie.

Cilat jane sekret e bukurise per te qene sa me mire dhe per te shkelqyer nen dritat e pemes? Keshillat per festat vijne nga Make-up artist te yjeve, te mesuar per te krijuar grim dhe stilime flokesh te cilat zgjasin shume me proven e party-t. Eshte e rendesishme te mos harroni kujdesin per lekuren edhe pse ne periudhe festash shpesh vijme ne shtepi ne te gdhire. Mos shkoni kurre te shtriheni pa pastruar make-up-in, kushtojini vetem pak minuta kohe lekures tuaj duke e lare dhe hidratuar.

Mos harroni se asnje grim edhe me eleganti mund te duket bukur ne nje lekure jo te bukur dhe jo te shendetshme. Faza e hidratimit eshte shume e rendesishme ne kohe te ftohte, fytyra juaj thahet dhe dalin ne pah rrudhat. Nese e hidratoni lekuren tuaj ne menyre korrekte ne mengjes dhe ne dark ajo do te mbetet e bute dhe elastike gjate dites, duke evituar shenjat si lekura e thate etj.

Produktet me te mira jane vajrat esenciol te cilat nuk kane perberes te demshem, dhe hidratojne lekuren per shume ore. Me nje baze homogjene dhe te hidratuar, mund te kaloni ne fazen e dyte te keshillave te bukurise per festa. Nje nder sekretet e nje grimi me efekt te thjesht por te rafinuar, jane qerpiket e kthyer, te gjate dhe te dendur, ne gjendje te hapin shikimin.

Floket gershet jane protagonistet e pasarelave jane sekreti per te pasur floke te rregullt, model elegant i cili mund te pershtatet ne menyra te ndryshme per cdo look. Per te perfunduar look-un e festave nuk duhet te mungoje parfumi. Eshte e rendesishme te kujtoni se nuk ka asgje me te bezdisur se te kesh perpara nje njeri i cili ka hedhur te gjithe shishen e parfumit, keshtuqe mjafton te spruconi ne ajer pak nga parfumi i preferuar per nje shkembim urimi./ikub/