Këshilla për flokë kaçurrela

k-euml-shilla-p-euml-r-flok-euml-ka-ccedil-urrela_hdKjo është një këshillë shumë praktike që do të ju ndihmojë shumë, posaçërisht atyre vajzave që kanë flokë natyrale me kaçurrela.

Që më lehtë të formësohen kaçurrelat dhe të qëndrojnë në atë formë për një kohë më të gjatë, është e nevojshme që flokët t’i spërkasni me ujë të kripur.

Në një shishe me spërkatës, tretni dy lugë të vogla kripë dhe ujë të nxehtë. Spërkatni flokët, ato vet do të formësohen.

Bëni kujdes të mos e teproni me sasinë e kripës, këshillon Living. Ajo mund t’i bëj flokët shumë të ashpra, e përveç kësaj mund të lë edhe shenja të bardha në flokë kur të thahet që nuk duket edhe shumë pastër.

Komento