Këshilla për flokë të hollë

Këshilla për flokë të hollëFlokët e hollë dhe të rrallë janë një problem që kanë shumë vajza. Maskat e ndryshme duket se nuk kanë dhënë efektin e duhur. Janë të shumta këshillat të cilat na vijnë në ndihmë për të bërë një stilim siç duhet për flokët e rrallë dhe të hollë.

Nëse ju keni flokë të hollë atëherë është e rëndësishme që të përdorni produktet e duhura që ju ndihmojnë për të eleminuar këtë problem.

Përdor një sistem voluminizues me shampon, balsam dhe një dendësues që e spërkat në flokë para sesa t’i thash me tharëse dhe të jep një pamje me flokë më të plotë.”

Stiloji me zgjuarsi. “Nuk është e thënë që duhet t’i mbash të shkurtër, por kur i stilon mos krijo shumë volum në majë sepse do duken edhe më të rrallë ngaqë do duket baza e kokës”.

Shumë nga produktet për flokë të hollë janë të fortë që ndihmon për ndërtimin e fijes, por mund edhe t’i dëmtojë flokët dhe t’i bëjë më delikat. Ka një maskë me mjaltë dhe vaj kajsie që duhet ta përdorin të gjithë njerëzit që duan të forcojnë flokët.

Gjej modelin e duhur. Është një ide e gabuar që kur ke flokë të rrallë duhet të kesh flokë të shkurtër. Nuk mendojmë që t’i mbash deri në fund të kurrizit, por nuk ke pse i pret as me shkallë shumë të shkurtra. Ki kujdes që shkallëzimi mos të jetë demode.

Kufizo përdorimin e pajisjeve të nxehta. “Flokët e hollë, janë flokë të dobët, kështu që qëndro larg pajisjeve të nxehta sa më shumë, shkruan revista class. Nëse do të krijosh valëzime, kapi me karfica një mbrëmje përpara, fli me to dhe do kesh valëzime pa dëmin e nxehtësisë.”

Komento