Këshilla për flokë të shëndetshme

hairEdhe pse ju mund të tregoni shumë kujdes me flokët tuaj.

Ndonjëherë nuk mjafton të jeni vetëm e kujdesshme, sot do t’ju japim disa këshilla se si të kujdeseni për flokët tuaj çdo ditë e nga pak në mënyrë që mos t’ju bien, ose të mos ju rrallohen.

Kur bëni dush sa më i ftohtë të jetë uji aq më mirë do të jetë, nëse mendoni se uji shumë i nxehtë i bën mirë flokëve tuaj, gaboheni. Flokët dehidratohen totalisht nëse i lani me ujë shumë të nxehtë ashtu si lëkura. Flokët kanë tendencën të thahen shumë nga uji i nxehtë. Këshilla jonë është të tregoheni më të kujdesshme dhe ta ftohni pak ujin kur bëni dush.

Përdorja e tepërme e tharëses së flokëve ose e piastrës pa produktet mbrojtëse ju dëmton flokët. Gjithmonë përdorni një krem mbrojtës para se të thani flokët. Mos harroni sa më pak nxehtësi në flokët tuaj aq më shumë flokë të shëndetshëm do të keni.

Edhe mënyra e ushqyerjes ka të bëjë shumë me shëndetin e flokëve tuaj. Nëse jeni duke mbajtur ndonjë dietë të rreptë ndalojeni dhe mendoni pak më tepër për veten. Duhet të hani shëndetshëm, dhe të mbani një dietë plot proteina siç janë, peshku, mishi i pulës, perimet.

Kurrë mos i lidhni flokët me modele të ngushta ose shumë të ngjeshura pas kokës. Flokët kanë nevojë për ajër që të jenë të shëndetshme.

Komento