Këshilla për higjienën e gojës

Keni frikë të buzëqeshni për shkak të njollave në dhëmbët tuaj? Ka disa mënyra natyrale për zbardhjen e dhëmbëve tuaj, që parandalojnë njollat dhe e mbajnë të freskët erën e gojës suaj.

Fatkeqësisht, shumë nga ushqimet tona antioksidante i njollosin dhëmbët: mendojeni verën e kuqe, çajin e zi, e lëngun e rrushit dhe të boronicës, etj.

Duke qenë se të gjithë jemi konsumues të shumë ushqimeve antioksidante, shumica nga ne mund të investojmë për dhëmbë të bardhë duke blerë e përdorur disa prodhime të caktuara.

Ushqimet që përmbajnë acide malike, sikurse janë dredhëzat dhe rrushi, kanë aftësi natyrale për të ndihmuar pastrimin e dhëmbëve. Kur kombinohen me sodë buke, dhëmbët tuaj bëhen më të pastër. Provoni këto receta për zbardhje të dhëmbëve, pasta natyrale të dhëmbëve dhe shpëlarje të gojës!

Për njollat / zbardhja
Shtypeni masën e një luleshtrydhe, shtoni gjysmë luge sodë buke dhe përzieni mirë. Këtë përmbajtje shtrijeni në dhëmbët tuaj me një brushë dhëmbësh të butë dhe lëreni për pesë minuta. Shpërndajeni duke i fërkuar dhëmbët tuaj siç bëni kur përdorni pastë normale. Kjo preferohet të aplikohet për një javë.

Pastat natyrale për dhëmbë:
• 2/3 e filxhanit me sodë buke
• 4 lugë çaji me kripë deti
• disa kokrra rrush
• 1 deri në 2 lugë çaji mente (ose shtoni diç tjetër sipas shijes suaj)
• ujë (deri në masën e dëshiruar)

Shpëlarja e gojës: mente rozmarine
Vloni 2,5 filxhanë ujë. Shtoni një lugë çaji mente, një lugë çaji të gjetheve të rozmarinës, shtoni 1 lugë çaji të farave të glikanxos. Këtë përbërje lëreni të vlojë rreth 20 minuta. Kur të ftohet keni fituar pastruesin dhe shpëlarësin tuaj për gojë!