Këshilla për qerpikë mbresëlënës

Shumë femra në botë janë të bekuara me qerpikë të gjatë dhe mbresëlënës, megjithatë një numër i madh i tyre nuk janë bekuar në mënyrë të tillë, për këtë arsye kompanitë që merren me prodhimin e produkteve farmaceutike vazhdimisht nxjerrin ilaçe të ndryshme, për trajtimin e qerpikëve.

E, nëse dëshironi që qerpikët tuaj të duken bukur dhe si rrjedhojë ju të lini mbresa, pa marrë parasysh se ku paraqiteni, ndiqni këshillat e mëposhtme,transmeton gazeta Kosova Sot.

1. RRITENI VOLUMIN E QERPIKËVE BRENDA PAK SEKONDASH

Nëse dëshironi që të keni qerpikë me volum brenda disa sekondash, aplikoni një shtresë maskarë në qerpikë dhe menjëherë hidheni pak pudër foshnjash. Prisni që përzierja të thahet për disa sekonda dhe pastaj aplikojeni edhe një shtresë tjetër të maskarës.

2. PËRDORENI BRUSHËN, VARËSISHT PREJ EFEKTIT QË E DËSHIRONI

Për t’ua shtuar volumin qerpikëve me maskarë, përdoreni brushën në mënyrë horizontale për t’i mbuluar gjithë qerpikët. Nëse dëshironi që ta krijoni përshtypjen e qerpikëve më të gjatë, atëherë përdoreni vertikalisht.

3. PËRDORNI KREHËR QERPIKËSH

Krehri i qerpikëve mund të blihet në vende të ndryshme dhe e mira e tij është që ka përdorim shumë të rëndësishëm. Kjo pasi që krehja e qerpikëve shmang krijimin e gungave të maskarës në mes të qerpikëve.

4. APLIKONI VAJ KOKOSI

Përdorimi i përditshëm i vajit të kokosit para se të shkoni në gjumë është një alternativë e mrekullueshme për lubrifikimin, zbutjen dhe fuqizimin e qerpikëve.

Image
5. ZGJATJANI JETËN MASKARËS

Kur ngjyra e maskarës është shumë e trashë, është pothuajse e pamundur të arrihet dukja e përkryer e qerpikëve. Për t’ia zgjatur jetën maskarës bëjeni më të lëngshme brenda disa minutash, duke e vendosur tubin e maskarës në një gotë me ujë të nxehtë.

6. PËRDORNI DY SHTRESA TË MASKARËS

Nëse dëshironi të keni qerpikë të definuar, nga të cilët mund të hiqet shpejt grimi, aplikojini dy lloje maskarash. Fillimisht, aplikoni një lloj standard të maskarës dhe pastaj aplikoni maskarë, që është e qëndrueshme ndaj ujit.

7. PËRDORIMI I ÇAJIT TË GJELBËR

Një tjetër produkt që stimulon rritjen natyrale të qerpikëve është çaji i gjelbër. Kjo pasi që antioksiduesit, të cilët gjenden në çajin e gjelbër, u ndihmojnë qerpikëve që ta rikthejë shëndetin.

8. HOLLIMI I MASKARËS

Me këtë trik ju do ta holloni ngjyrën e maskarës në mënyrë që t’i shmangni grumbullimet e copëzave të maskarës. E tëra që duhet të bëni është t’i hidhni disa pika produkt për largimin e grimit në maskarë dhe ta tundni produktin para se ta përdorni.

9. PËRDORNI LUGË

Nëse e vendosni një lugë prapa qerpikëve do ta shmangni përlyerjen e lëkurës me maskarë.

10. DREDHONI QERPIKËT DHE APLIKOJENI MASKARËN NË TË NJËJTËN KOHË

Nëse keni pak kohë për t’u përgatitur, megjithatë dëshironi që të keni qerpikë që duken mirë, atëherë, atëherë filloni dredhimin e qerpikëve dhe pa e hequr dredhuesin, aplikojeni maskarën.

11. NXEHENI HEKURIN PËR DREDHIM

Nëse nuk jeni e kënaqur me dredhat që krijohen nga dredhuesi juaj, atëherë nxeheni dredhuesin me një tharëse flokësh, para se ta filloni procesin e dredhimit. Mos e teproni me nxehje.

12. PËRDORNI VAJ TË VITAMINËS

E Aplikimi i një shtrese të hollë të vitaminës E në qerpikë promovon rritjen e shëndetshme të qerpikëve dhe në të njëjtën kohë minimizon efektet negative të radikalëve të lirë.

13. PËRDORNI VAJ ULLIRI PËR LARGIMIN E GRIMIT

Rekomandohet përdorimi i vajit të ullirit si alternativë e produktit për heqje të grimit, marrë parasysh faktin që shumica e produkteve që përdoren për largimin e grimit përmbajnë kemikale që nuk janë të shëndetshme. Do të befasoheni nga rezultatet.

Komento