Këshilla për qerpikë më të gjatë

Këshilla për qerpikë më të gjatëNëse do t’i pyesnim femrat se çka do të dëshironin më së shumti në jetë, atëherë, me shumë gjasë, qerpikët e gjatë do të ishin në ndonjërin prej vendeve të para të kësaj liste.

Kjo pasi ky detaj i vogël ka fuqi marramendëse në transformimin e dukjes së femrave. Më poshtë ua kemi sjellë disa këshilla, që ju ndihmojnë ta krijoni iluzionin e qerpikëve më të gjatë ,raporton Gazeta Kosova Sot

1. MASKARA E ERRËT A e dini që qerpikët tuaj janë më të gjatë sesa që duken. Në fakt, e tëra që duhet të bëni është t’i bëni qerpikët të dukshëm. Mënyra më e përshtatshme për ta bërë një gjë të tillë është të aplikoni disa shtresa maskarë të errët. Nëse nuk jeni adhuruese e ngjyrës së zezë, atëherë provojeni ngjyrën kafe të mbylltë.

2. APLIKOJENI MASKARËN NGA MESI I QERPIKËVE Një këshillë është e rëndësishme, që duhet ndjekur doemos nëse mëtoni arritjen e këtij qëllimi, është aplikimi i maskarës duke filluar nga mesi i qerpikëve. Në këtë mënyrë ju arrini t’i ndani qimet e qerpikëve dhe në të njëjtën kohë e trajtoni çdo pjesë të tyre.

3. MOS FLINI PA E HEQUR GRIMIN Fjetja pa e hequr grimin, jo vetëm që ju shkakton probleme me lëkurën, por i dëmton edhe qerpikët tuaj. Fjetja me maskarë çon në rënien e qerpikëve, gjë që e pamundëson krijimin e iluzionit të qerpikëve të bukur.

4. DREDHUESI I QERPIKËVE Përdorimi i dredhuesit të qerpikëve, ndonëse nuk e ndryshon gjatësinë e tyre, e krijon iluzionin që ata janë më të gjatë sesa që janë në të vërtetë. E tëra që duhet të bëni është t’i trajtoni qerpikët me dredhues për disa sekonda, para se të vazhdoni me aplikimin e maskarës.

5. FIBRAT, PËR QERPIKË MË TË GJATË Fibrat e qerpikëve funksionojnë duke u ngjitur në qerpikët tuaj dhe duke bërë që ata të duken më të trashë dhe më të gjatë. Ngjitja e fibrave duhet bërë para aplikimit të maskarës, megjithatë, është e rëndë- sishme të tregoheni të kujdesshme, pasi fibrat mund të bien lehtë dhe kësisoj të shkaktojnë infeksion në sy.

6. KREHJA E QERPIKËVE Sipas ekspertëve, krehja e herëpashershme e qerpikëve u ndihmon atyre që të rriten më shpejt dhe të jenë më të plotë. E tëra që duhet të bëni është ta blini një brushë të vogël të qerpikëve dhe t’i krihni ata një ose dy herë në javë.

7. SERUMI I QERPIKËVE Nëse të gjitha këshillat e lartpërmendura dështojnë, atëherë shpëtimin duhet ta kërkoni në serumin e qerpikëve. Blini një serum qerpikësh në farmaci ose kozmetikë dhe aplikojeni sipas udhëzimeve. Brenda një muaji do të fitoni qerpikë më të gjatë dhe më të trashë.