Këshilla për reagimin e panevojshëm në çdo situatë

Këshilla për reagimin e panevojshëm në çdo situatëNë vend se të reagoni ndaj çdo gjëje dhe të bëheni nervoz, të mërziteni ose të fitoni stres, pse mos të bëni diçka për këtë?

Lexoni këshillat se si ta lironi veten nga kjo:

Ndaluni dhe mendoni

Para se të reagoni në diçka që është thënë ose është bërë, pyetni veten, çfarë në të vërtetë di për këtë person? Çfarë mendoj se ata po bëjnë? Kur ne nuk dimë shumë për një person, si është e mundur të bëjnë përfundime për sjelljet e tyre.

Vlerësoni besimet tuaja

A mendoni se të gjithë janë duke kritikuar punën tuaj? A mendoni se të gjithë njerëzit duhet të kenë sukses? Ne duhet të marrim përgjegjësitë që na takojnë dhe shpeshherë duhet të projektojmë gjërat që nuk janë.

Praktikoni dhembshurinë

Asgjë nuk është kaq e qëllimshme sa ne mendojmë. Aksidentet ndodhin. Njerëzit vuajnë nga dhimbja, shqetësimi dhe stresi i papritur. Pajtohuni me atë që ju ndodh.

Pyetni për sqarime

Gjëja më e mirë që mund të bëni është të pyetni për sqarime. Cili ishte qëllimi i një ndodhie. Mund të merrni përgjigje të sinqertë por edhe jo. Por, ju mund të jepni mundësinë për të folur. Disa njerëz nuk veprojnë me qëllim, ata reagojnë me nënvetëdije. Në këtë rast ju do të kuptoni se me çfarë personi keni të bëni.

Bëhuni ndryshimi

Ne kemi aftësinë të inspirojmë të tjerët në mënyra të ndryshme. Ne krijojmë vet fatin tonë duke praktikuar më shumë dashuri dhe dhembshuri për njerëzit rreth nesh. Duke kuptuar personat që kemi për rreth.