Keshilla per te luftuar celulitin

Celulitet janë një problem i vërtetë për femrat e të gjitha moshave. Faktorët që shkaktojnë ‘lëkurën e portokallit’ në trup janë jeta sedentare, ushqimi jo i shëndetshëm dhe veshja jo e duhur.

Lëvizjet, ushtrimet e përditshme fizike janë një mënyrë shumë e mirë për ta luftuar këtë problem. Ecja e shpejtë dy deri në tre kilometra në ditë sjell qarkullim më të mirë të gjakut dhe tonifikon muskujt, sidomos ato të kofshëve.

Edhe ushqimi është thelbësor në luftën kundër celulitit. Duhet që të konsumohen dy litra ujë në ditë dhe të reduktohet përdorimi i kripës. Po ashtu përpiquni që në dietën tuaj të përditshme të fusni frutat e pyllit që forcojnë kapilarët dhe enët e gjakut; ananasin që ndihmon në eliminimin e yndyrnave; portokallet, luleshtrydhet, limonat e domatet, pasi përmbajnë vitaminë C, e rëndësishme për të forcuar kapilarët.

Duhani duhet të evitohet sepse pengon qarkullimin e mirë të gjakut, duke penguar kështu oksigjenimin e qelizave.Po ashtu përpiquni të mbani veshje të ngushta ngjitur pas këmbëve.

Përpiquni që 20 minuta në ditë të masazhoni këmbët tuaja duke nisur prej kaviljeve deri në pjesën e sipërme të kofshëve.

Komento