Këshilla për të shmangur kancerin në gji

Numri i femrave të diagnostikuara me kancer në gji është rritur ndjeshëm vitet e fundit gati në çdo vend të botës.

Progresi me hapa të shpejtë i sëmundjes, jo vetëm që përbën një problem serioz për vendet e zhvilluara, por rrezik përbën përparimi i kësaj sëmundje në vendet në zhvillim në Evropën Lindore, Azi, Afrikë etj. Popullsia e këtyre vendeve është pak e informuar mbi rrezikun e kësaj sëmundjeje, faktorët ndikues, simptomat e para dhe mënyrat e kurimit e diagnostikimit.

Kjo për faktin se edhe aparaturat moderne dhe teknikat e ndjekura për diagnostikimin e sëmundjes janë shumë pak të njohura nga këto vende dhe shumë prej tyre nuk i disponojnë. Të qenit femër përfshin rrezikun e të qenit të ekspozuara ndaj rrezikut të përhapjes së kancerit të gjirit. Ky rrezik sa vjen e rritet me kalimin e moshës. Është kjo arsyeja pse femrat, sidomos ato që i kanë kaluar të 40-at, të bëjnë një kontroll të rregullt të paktën një herë në vit.
Gjashtë muaj më parë Liu Lichun zbuloi se kishte kancer në gji.

Për 40-vjeçaren nga Mongolia, kjo ishte një sëmundje misteriozë të cilën ajo nuk e njihte. Ajo nuk kishte dëgjuar kurrë për të, apo për monograminë e mastektominë, dy teknika moderne për diagnostikimin e kancerit. Liu Luchin nuk kishte dëgjuar raste ku një i sëmurë me kancer t’i kishte shpëtuar vdekjes. Pasi zbuloi se ajo kishte kancer malinjit në gjirin e majtë, mësoi se kanceri i gjirit ishte forma më vdekjeprurëse e tumoreve.

Vetëm në kohën kur ajo mësoi për sëmundjen që kishte, dëgjoi se rreth 500 000 femra të tjera vuanin nga i njëjti kancer. Në SHBA në çdo tetë gra njëra prej tyre diagnostikohet me kancer në gji. Në vende të ndryshme aziatike jo vetëm popullsia por dhe mjekët edhe pse kanë dëgjuar kaq shumë për sëmundjen vdekjeprurëse dhe teknikat e ndjekura për diagnostikimin dhe kurimin e saj, janë shumë pak të njohura me to. Kjo bën që popullsia e këtyre vendeve të jetë më e rrezikuar jo vetëm nga prekja, por edhe nga niveli i lartë i vdekshmërisë nga kanceri i gjirit.

Sëmundja është e pranishme në çdo moment jo vetëm në vendet e industrializuara në Amerikën Veriore dhe Evropën Perëndimore, por edhe në vendet në zhvillim në Azi, Afrikë, Evropën Lindore dhe Amerikën Latine. Edhe popullsia shqiptare është shumë pak e informuar mbi sëmundjen më vdekjeprurëse të shekullit, diagnozat dhe teknikat për trajtimin e saj. Sipas statistikave të realizuara në dy vitet e fundit vihet re një rritje e numrit të femrave shqiptare të diagnostikuara me kancer në gji.

Faktorët ndikues mund të jenë të ndryshëm duke filluar nga kjo faktorët gjenetikë dhe trashëgimia e deri te dhënia e gjirit për fëmijën, mungesa e aktivitetit të rregullt seksual, abortet, stresi kronik, injektimet në gji, qëndrimi i tejzgjatur në diell, mënyra jo e shëndetshme e jetesës, obeziteti, pirja e duhanit dhe abuzimi me pijet alkoolike. Ekspertë të shumtë janë shprehur “Ju mund të shkoni në çdo vend të botës, qoftë edhe në ato më të zhvilluarat, por nuk do të mundni të kuroni sëmundjen, mjafton të uleni dhe të prisni vdekjen. Mos harroni se varfëria është kancerogjeni numër një”.

Edhe pse vazhdojnë kërkimet për zbulimin e shkaktarëve dhe mënyrës sesi progreson sëmundja, akoma ka shumë për të bërë, sepse mbetet si detyrë parësore e shkencës zbulimi i metodave kuruese për të luftuar kancerin në të gjitha format e shfaqjes së tij. Studimet kanë treguar se të predispozuara për t’u prekur nga kanceri i gjirit janë jo vetëm femrat e racës së zezë por edhe ato të racës aziatike, sidomos pas viteve 40 të jetës dhe me fillimin e menopauzës.

Këshilla për të shmangur kancerin në gji

1- Bëni vizita mjekësore sa herë ndjeni shqetësime, por edhe kur e ndjeni veten mirë.
2- Bëni një jetë të shëndetshme, bini në peshë, nëse jeni  mbipeshë.
3- Përpiquni të minimizoni stresin.
4- Mundohuni të keni një aktivitet seksual të rregullt.
5- Ushqehuni duke ndjekur një dietë të caktuar. Hani ushqime që janë të pasura me vitaminë A, E dhe C, p.sh., karota, spinaq,  kajsi dhe agrume. Është mirë që ato t‘i bëni pjesë të pandashme të dietës suaj ditore.
6- Mos harroni se lindja e fëmijës dhe ushqimi me gji janë shumë të rëndësishme për shëndetin e gjirit tuaj.

Terapitë për trajtimin e kancerit të gjirit
Çdo vit kanceri i gjirit zbulohet i pranishëm në më shumë se 1 milion gra në botë dhe më shumë se 400 mijë gra vdesin nga çdo vit nga kjo sëmundje. Instituti Kombëtar Amerikan i Kancerit thotë se, numri i grave që diagnostikohen me kancerin e gjirit po shtohet. Por si përhapet ky kancer dhe cilat janë mundësitë e kurimit të tij?

Kanceri mund të fillojë në çdo organ apo ind të trupit. Por qelizat mund të përhapen nga tumori fillestar dhe të lëvizin përmes rrjedhjes së gjakut në pjesë të tjera. Gjatë viteve të fundit, studiuesit kanë krijuar ilaçe që përmirësojnë shanset e grave me kancer në gji. Ka disa lloje të kancerit të gjirit. Studiuesit thonë se trajtimi varet gjerësisht nga terapia e përdorur, përdorimi i ilaçeve që reagojnë mbi qelizat specifike të kancerit

Tumori i gjirit në varësi të moshës
Ashtu siç ndodh me pjesën më të madhe të tumoreve epiteliale, përqindja e sëmundjes rritet me rritjen e moshës. Për tumorin në gji, grafiku është në rritje deri në menopauzë, pastaj zvogëlohet në vitet e para të menopauzës, për të rinisur rritjen me kalimin e moshës. Kështu, në më shumë se 80 për qind të rasteve, tumori në gji prek gratë mbi 50 vjeçe.

Prandaj ka rëndësi këshillimi me mjekun specialist dhe diagnostikimi. Termografia përdoret gjerësisht në praktikën klinike bashkëkohore për matjen dhe regjistrimin e nxehtësisë, e cila shkaktohet nga pjesë të ndryshme të trupit ose gjëndrave të gjirit. Nxehtësia që lëshon trupi në pjesë të ndryshme matet në bazë të qarkullimit të gjakut në enë, kështu që qarkullimi i ngadaltë i gjakut prodhon më pak nxehtësi.

Kërkimet kundër progresit të kancerit
Shkencëtarët e kancerit janë të mendimit se ne jemi në fundin e epokës së re në kërkimet mbi kancerin. Diagnostikimet dhe trajtimet më të fundit janë në rrugë të mbarë dhe me një fjalë do të thotë rritje në përqindjen e të mbijetuarve. Janë duke u bërë hapa të mëdhenj në ketë drejtim falë ndihmës së kërkimeve themelore të kryera më parë.

Ekipet kërkimore synojnë të realizojnë 10 qëllime deri në vitin 2020 përkundrejt progresit, i cili do të jetë i njëtrajtshëm. Mjekët synojnë të reduktojnë numrin e duhanpirësve nga 12 në 8 milionë, duke reduktuar kështu edhe rastet e të sëmurëve me kancer, duke dyfishuar trajtimet përmirësuese me sa më pak efekte anësore dhe shtimin e realizimin e mundësive që pacientët të diagnostikohen që në stadet fillestare.

Faktorët e kancerit te meshkujve
Edhe pse akoma nuk janë realizuar studime specifike për këtë lloj kanceri, për vetë faktin se shfaqja e tij është shumë e rrallë, kanceri i gjoksit te meshkujt ka pësuar rritje gjatë kohës. Po të krahasohet me vitet e tjera edhe rastet e shfaqjes së kancerit të gjirit te femrat kanë pësuar një rritje të madhe.

Në të dyja sekset, kanceri lidhet me hormonin estrogjen, kështu që obeziteti, mbipesha, mund të përbëjë një faktor. Qelizat dhjamore prodhojnë estrogjen. Kështu ndodh edhe me kimikatet në mjedis apo ndryshimet në mënyrën e jetesës. Sipas specialisteve të Qendrës së Kancerit, nevojitet një studim shumë më i hollësishëm, sepse një pjesë e meshkujve të prekur nga kanceri i gjoksit nuk kanë qenë të rëndë në peshë apo mbipeshë.

Komento