Këto janë 7 helmet më të rrezikshme që i mbajmë në shtëpi

Çdo ditë jemi të ekspozuar shumë helmeve në rrethimin tonë, ndërsa një pjesë e mirë e tyre ndodhet edhe nëpër shtëpitë tona.

Prandaj, është mirë që ti shmangemi ose të kufizojmë përdorimin e artikujve që përmbajnë këto kemikalie dhe bashkëdyzuime të dëmshme.

Bisfenol A
Ku gjendet: Është pjesë përbërëse e konservave-kutive plastike ku e ruajmë ushqimin dhe përdoret edhe për prodhimet e shisheve të plasmasit dhe artikujve të tjerë nga ky material. Pasojat e dëmshme: Ky bashkëdyzim kimik vështërson funkcionimin e gjandrrave endokrine, ndërsa në trup ka ndikim të ngjashëm posikur hormoni estrogen që mund të shkaktojë pubertet të parakohshëm, probleme me pjellshmërinë por edhe të shkaktojë çrregullimi në funkcionimin e zemrës.
Si ti shmangemi: Ushqehuni me ushqim të shëndoshë, ushqim të freskët dhe ushqim organik dhe kufizoni përdorimin e ushqimit dhe pijeve nga enët e plastikës-plasmasit

“Pllastika-plasmasi dhe ushqimi i konservuar përmbajnë bisafenol që është i dëmshëm për pjellshmërinë e femrave.”

Atrazid
Ku gjindet: Herbicidi që zakonisht përdoret për shkatërrimin e asgjësimin e barërave të këqia në kulturat ushqyese dhe shpesh përdoret për kultivimin e misrit.
Pasojat e dëmshme: Ndryshon baraspeshën hormonale tek njerzit dhe shkakton infantilitet-papjellshmëri.
Si ti shmangemi: Në përpjekjet e kopshtarëve përdoreni plehun organik dhe kufizoni përdorimin e pesticideve dhe herbicideve serioze.
3. Ftalatet
Ku gjenden: Ftalatet janë lëngje të tretshme që më së shpeshti u shtohen mjeteve prej plasmasi-pllastike për të rritur mobilitetin e tyre dhe për ta ruajtur sa më gjatë aromën artificiale. Prandaj mund të gjendet në shumë enë dhe mjete prej plasmasi, që nga perdet plastike për dush kabinat, pastaj në bojërat e thonjëve (llak për thonjë) dhe në gjyrërat për mure.
Pasojat e dëmshme: Minojnë baraspeshën hormonale në trup e në veçanti çrregullojnë sekrecionin e testosteronit dhe hormonit seksual femëror estradiol, që është i rëndësishëm për formimin e gjoksit të femrave.

Si ti shmangemi: Duhet ti shmangemi prodhimeve me aroma artificial, prodhimeve prej vinili që përmbajnë ftalate, dhe përpiquni që ushqimin tuaj ta ruani në enë prej xhami ose qeramike.

“Konsumoni, ushqehuni sa më shumë me peshq të vegjël nga Adriatiku, siç janë sardelet, sepse ato përmbajnë më pak zhivë që mund të shqetësojnë baraspeshën hormonale në organizëm”.

Perkloratet
Ku gjenden: Kjo materje kimike është pjesë përbërëse e karburantit raketor, mjeteve flakadane dhe mjeteve për fishekzjarr dhe me ate është “infektuar” çdo rajon ku janë testuar, kanë ndezur ose kanë deaktivuar ato prodhime. Disa studime kanë zbuluar dhe kanë gjetur sasi të konsideruar të perklorateve në vezë, prodhimet e qumështit, pemë dhe perime që janë kultivuar në rajonë të tilla.
Pasojat e dëmshme: Ato ndikojnë në gjandrrën tiroide që kontrollon të gjitha hormonet në organizëm e në veçanti e pengon që të marre jod që i është i domosdoshëm për funkcionim normal.
Si ti shmangemi: Gjithnjë është mirë të dijmë prejardhjen e ushqimit që e konsumojmë, mirëpo në këtë rast është vështirë që ti shmangemi artikujve që përmbajnë perklorate. Për ti zvogëluar pasojat nga ky bashkëdyzim, është e preferueshme dhe e dobishme që të konsumojmë ushqim me fruta deti, ose kripë të joduar-me jod.

Plumbi
Ku gjendet: Ndotësi më i madh me plumb janë bojërat dhe ngjyrat për mure në baza metali por mund të gjendet edhe në ujë që nuk është filtruar sa e si duhet ose kalon nëpër tubacione të vjetra dhe të ndryshkura.
Špasojat e dëmshme: Plumbi është toksin që vështorë filtrohet nga organizmi dhe mund të shkaktojë probleme. E zmadhon nivelin e hormonit kortizol në organizëm që më së shumti sekreton në situata stresi.
Si ti shmangemi: Ushqehuni me ushqim të shëndoshë organik dhe pini ujë të filtruar. Nëse renovoni shtëpinë, mos harroni ta renovoni edhe tubacionin e ujit.

“Përmirësoni hidro-instalimet në shtëpi sepse nga nga pipat dhe gypat e ndryshkura munden të dalin metale të dëmshme siç është plumbi. ”

Zhiva
Ku gjendet: Zhiva është nusprodukt i industrisë së rëndë që mund të gjindet në një numër të madh të peshqve dhe frutave të detit..
Pasojat e dëmshme: Sasi të mëdha të zhivës në organizëm ndikojnë në ciklin menstrual tek femrat dhe ovulacionin e tyre, por dëmtojnë edhe qelizat e pankreasit që prodhon inzulin dhe rregullon nivelin e sheqerit në gjak.
Si ti shmangemi: Mos hezitoni të ushqeheni me peshq dhe fruta deti, por zgjidhni peshq më të vegjël si p.sh sardelet. Sa më i vogël është peshku edhe mundësia është më e vogël për apsorpcimin e këtij metali.
7. Kimikalie të perfluoruara (PFC)
Ku gjenden: Përdoren për prodhimin e enëve me fund të përforëcuar dhe për prodhimin e qilimave, çantave shpine, rrobave që janë të prodhuara për mospranimin e fëlliqësirave por edhe për paketimin e ushqimit si p.sh. për kutitë për pizza, ose paketa me pufka që pregatiten në mikrovalore.
Pasojat e dëmshme: Këto kimikalie ndikojnë në funkcionimin normal të gjandrrës tiroide dhe me këtë edhe në të gjitha hormonet në organizëm. Disa studime kanë treguar se ekspozimi i shpeshtë ndaj këtyre kimikalieve zvogëlon pjellshmërinë tek të dy gjinitë.
Si ti shmangemi: Lexoni deklaracionin dhe informohuni tek shitësit e specializuar për ushqime dhe enë që duhet ti përdorni në shtëpinë tuaj.