Këto janë dy simptomat e rëndësishme të kancerit ovarian që nuk duhet t’i injoroni kurrë

Kanceri i vezoreve është shkaktari i pestë i vdekjeve nga kanceri tek femrat. Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, më shumë se 21 mijë raste të reja me kancer të vezoreve janë diagnostikuar vitin e kaluar, dhe më shumë se 14 mijë femra kanë humbur jetën nga kjo sëmundje.

Gjenetika mund të luajë një rol të rëndësishëm, prandaj është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje historisë familjare. Sidomos, gratë që kanë gjenet BRCA1 dhe BRCA2 të lidhura me kancerin e gjirit janë më të rrezikuara.

Megjithatë, kjo zë vetëm 20% të të gjitha rasteve me kancer të vezoreve. Është i vështirë diagnostikimi i kancerit të vezoreve në fazat e para, duke qenë se shumë simptoma të tij mund të ngatërrohen lehtësisht me sëmundje të tjera.

Prandaj gratë duhet t’i kushtojnë shumë vëmendje trupit të tyre, ta njohin atë dhe të kuptojnë cilat shenja dhe simptoma mund të paralajmërojnë për ndonjë sëmundje, dhe të vënë në dijeni mjekun për to.

Janë disa shenja që paralajmërojnë për zhvillimin e kësaj sëmundjeje, megjithatë dy prej tyre janë më të rëndësishme: fryrja e vazhdueshme në pjesën e barkut dhe urinimi i shpeshtë, më shumë se zakonisht. Shumica e grave të diagnostikuara me kancer të vezoreve tregojnë se kanë përjetuar fillimisht këto simptoma.

Diagnostikimi i tij në faza të hershme është shumë e rëndësishme. Shanset për mbijetesë nëse kanceri diagnostikohet që në fazat e para janë më shumë se 90%, ndërsa nëse është përhapur në pjesën abdominale (faza e tretë), gjasat për të shpëtuar janë më pak se 40%. Fatkeqësisht, nuk ka ndonjë test të thjeshtë për diagnostikimin e kancerit të vezoreve, prandaj ai zbulohet në faza më të vona.

Mund të ulni rrezikun e zhvillimit të kancerit të vezoreve, sidomos duke përdorur pilula hormonale për kontrollin e lindjeve. Studimet kanë treguar se gratë të cilat i përdorin ato për 5 vite, janë 50% më pak të rrezikuara nga kjo sëmundje. Ndjekja e një diete të shëndetshme dhe mbajtja e trupit në formë janë gjithashtu të rëndësishme, pasi, përveçse ju mbrojnë shëndetin, ndihmojnë të ndieni fryrjen abdominale më parë se dikush që është mbipeshë.Burimi ”shëndeti”

Komento