Këto janë erëzat që ju dobësojnë

Këto janë erëzat që ju dobësojnëPërdorni këto erëza në ushqimin tuaj, jo vetëm për t`i dhënë shije por edhe për të humbur kile:

Shafrani

Shafrani përmban kurkuminë, një komponent aktiv që ndikon drejtpërdrejtë në mënyrën që trupi e përdor yndyrën. Shafrani e rregullon nivelin e insulinës dhe leptinës. Një studim ka treguar se konsumimi i rregullt i shafranit mund ta rregullojë nivelin e oreksit dhe të ndihmojë në parandalimin e inflamacionit kronik në trup. Ekspertët rekomandojnë një dozë ditore prej 100 deri 200 miligramë të shafranit.

Specat djegës

Çdo erëz që stimulon djersitje, ndërsa specat djegës e bëjnë këtë, në fakt e inkurajon edhe metabolizmin. Studimet kanë treguar se specat djegës mund ta rregullojnë nivelin e ghrelinës, një hormon që e nxit formimin e ndjenjës së urisë. Specat djegës mund ta stimulojnë shpërbërjen e yndyrave dhe të ndihmojnë në parandalimin e akumulimit të qelizave yndyrore. Në gjella shtoni sa më shumë që mund të duroni speca djegës.

Kanella

Kjo erëz e shijshme mund ta rregullojë ndjeshmërinë e trupit ndaj insulinës dhe në këtë mënyrë gjithashtu ta rregullojë nivelin e sheqerit në gjak. Kanella mund të ndihmojë në parandalimin e akumulimit të yndyrës, veçanërisht në pjesën e barkut. Një studim i shkencëtarëve amerikanë ka treguar se vetëm një lugë çaji kanellë në ditë është e mjaftueshme për të ndier ndryshime pozitive në rregullimin e oreksit dhe për ta zvogëluar përqindjen totale të indeve dhjamore.

Komento