Kivi dhe kungulli kundër virozave të stinës

“Lufta” për t’u mbrojtur nga virozat e stinës fillon që në tavolinat tona, pra që nga ushqimet që ne kon sumojmë.

Disa ekspertë të poliklinikës “San Mateo” në Pavia të Italisë kanë lançuar dietën mbrojtëse për të parandaluar infektimin nga viruset e stinës së ftohtë, ku dihet që rreziku për t’u prekur nga gripi është më i madh.

Këshillat e tyre fillojnë me konsumimin e kivit, si një përbërës kryesor që nuk duhet t’i mungojë ushqimit tonë të përditshëm. E rëndësishme është të dimë se kivi është një frut i pasur me vitaminë C, potas, si dhe vitaminë E. Por përveç vetive mbrojtëse nga virozat e stinës kivi ka edhe veti të tjera, siç janë mbrojtja e syve nga plakja apo luftimi i impotencës mashkullore. Gjithashtu kivi ndihmon lëkurën, duke e bërë më elastike dhe rinore. Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Oslos, kivi ul trigliceridet (yndyrnat) në gjak, duke parandaluar kështu sëmundjet kardiovaskulare. Kivi është i këshillueshëm edhe gjatë shtatzënisë, pasi një kokërr në ditë u ofron grave shtatzëna acidin folik, i dobishëm kundër çrregullimeve në tubin nervor të fëmijës së palindur.

KUNGULLI
Gjithashtu, për ekspertët e poliklinikës italiane, një tjetër ushqim që ndihmon në parandalimin e virozave të stinës është kungulli. Kungulli nuk përdoret shpesh kohët e fundit, por ai është një burim i mirë i vitaminave, mineraleve dhe përbërësve të tjerë të rëndësishëm. Ka pak kalori dhe tretet lehtë. Kungulli përmban një sasi të vogël të proteinave, karbohidrateve dhe yndyrave, por ka edhe vitaminat A, C, E dhe K, si dhe vitaminat e grupit B. Gjithashtu kungulli është i pasur edhe me fibra dhe për shkak se përmban numër të vogël të kalorive, preferohet që të përdoret edhe nga personat që janë në dietë. Edhe beta karotina është një nga përbërësit e kungullit. Është konstatuar se beta karotina zvogëlon rrezikun e paraqitjes së kancerit të qafës së mitrës, ezofagut, lukthit dhe fytit. Ajo bllokon veprimin e radikaleve të lira, duke penguar kështu dëmtimin e strukturës qelizore të ADN-së.

SISTEMI IMUNITAR
Megjithatë “aleatët” e sistemit imunitar janë të shumtë dhe lista është e gjatë. Këshilla kryesore e mjekëve italianë është “Të ushqehesh në mënyrë korrekte dhe të rregullt, të marrësh ushqime të pasura me beta karotinë dhe vitaminë C e E, me fuqi antioksiduese dhe mbrojtëse. I përkthyer në fruta dhe perime ky mesazh do të thotë shumë agrume, fruta pylli, bajam

Komento