Kjo është mënyrë me e re për bartjen e këmishës këtë sezon

Ja mënyrë e re për bartjen e këmishës këtë sezonBlogeret e modës vijnë me mënyrë të re të bartjes së këmishës, tani kur ditët e nxehta i kemi përpara

Trendi më i ri zor se mund ta lejë ndokënd indiferent. Të gjithë mezi presin që ta provojnë atë. Shikoni se për çka bëhet fjalë, prandaj vlerësoni edhe vetë se a ia vlen, apo jo. Bëhet fjalë për këmishën, e cila bartet mbrapsht. Këmisha e veshur mbrapsht duket me të vërtetë shik, apo jo?!

Në vend të dekoltesë përpara, do ta keni atë prapa, një dekolte interesant dhe seksi, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Nëse doni që çdo gjë që duket ‘cool’, mos i përthekoni pullat prapa, vetëm lidheni këmishën në fund. Mos harroni që të veni sutjenë.

Kjo është mënyrë me e re për bartjen e këmishës këtë sezon

Meqë dekolteja është zhvendosur prapa, atëherë edhe stolitë vendosni në shpinë, në vend se përpara.

Edhe pse ky trend në shikim të parë mund të duket jo i rëndomtë, ai në fakt është shumë praktik, në raste të ndryshme, bile edhe në raste zyrtare.

Kjo është mënyrë me e re për bartjen e këmishës këtë sezon

Me të vërtetë është mirë të luajmë me modë dhe të dalim nga shabllonët e rëndomtë.